Një shqiptar, i cili punonte si kamionist në Itali është arrestuar mëngjesin e sotëm në autostradën midis Imola-s dhe Faenza-s, pasi fshihte në kamion një traktor të vjedhur.

Shqiptari, i tregoi policisë rrugore dokumetat, sipas të cilave ai ishte duke transportuar mobilje. Por, nervozizmi i shoferit bëri që efektivët të kontrollonin kamionin, raportojnë mediat italiane.

Dhe në kamonin rezultoi se ndodhej një traktori i vjedhur disa ditë më parë, disa dhjetra kilometra nga vendi ku u ndalua shqiptari. Automjeti bujqësor ishte i tipit "John Deere", me ngjyrë të gjelbër.

Shoferi, i cili nuk arriti të justifikonte prejardhjen e traktorit, u ndalua me dyshimin e pranimit të mallrave të vjedhur.

traktori itali

traktori itali

traktori itali

traktori

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)