Avokatja, identitei i së cilës nuk bëhet i ditur, që iu dogj makina mbrëmjen e djeshme në zonën e komunës së Parisit, ndryshe nga policia, pretendon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, duke dërguar edhe provat që ajo disponon.

Mbrëmjen e djeshme policia u shpreh se dyshimet e para flisnin për zjarr të shkaktuar nga vaji i kambios së makinës, pasi në vendngjarje s’ishte gjetur asnjë element që të dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në fakt, po të gjykojmë edhe nga fotot e makinës, ajo ka marrë flakë në pjesën e pasme, ndërsa zakonisht automjetet marrin flakë në pjesën e përparme. 
makina e avokates
makina e avokates

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com