FOTO/ Izraeli publikon foton: Gjysma e komandantëve të Hamas kanë vdekur

FOTO/ Izraeli publikon foton: Gjysma e komandantëve të Hamas kanë vdekur

Viktimat, Komandantët e Hamasit

1701855226_elim.jpg

Viktimat, Komandantët e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që kanë kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza, me rreth 1000 anëtarë secili.

Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të aftë për të kërcënuar Izraelin, tha nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.

“Ne nuk do të harrojmë, as nuk do të falim", tha Netanyahu, dy muaj pasi lufta Izrael-Hamas shpërtheu në një sulm të paprecedentë nga militantët e lëvizjes islamike palestineze më 7 tetor.

Ushtria izraelite ka nisur operacionet në jug të Gazës që nga dita e djeshme, veçanërisht në qytetin më të madh, Khan Yunis.

Netanyahu doli gjithashtu kundër organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe OKB-së, sepse sipas tij, nuk raportojnë krimet seksuale të kryera nga anëtarët e Hamasit ndaj grave.

Ditën e djeshme, gjatë një takimi me pengjet e liruar gjatë armëpushimit të fundit dhe të afërmit e tyre, kryeministri izraelit u tha gazetarëve se kishte dëgjuar nga ata rrëfime të tmerrshme të përdhunimit.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen