Foto/ Ja çfarë shkaktoi dhunën në
Elbasan: Minj bashkie hani djathë

Foto/ Ja çfarë shkaktoi dhunën në<br />Elbasan: Minj bashkie hani djathë
TIRANE - Fraza tallëse “minj bashkie” që përdoret nga ana e tifozëve të Partizanit ndaj atyre të Tiranës, këtë radhë jo vetëm që është huazuar nga ultrasit e Elbasanit, por ata madje e kanë ‘tepruar’ aq sa kanë vendosur disa qese me djathë në portën hyrëse së anës se ku do të qëndronin “fanatiksat bardheblu”.
 
Shqiptarja.com sjell fotografinë e qeseve me djathë të varur në portën e stadiumit, i cilësuar si një provokimi nga këta të fundit, dhe që mendohet të ketë qenë shkaku i konfliktit mes dy tifozerive.
 
Kjo pasi kundërshtarët e tyre, dhe konkretisht rivalët e përjetshëm të Partizanit, në mënyrë tallëse në përballjet ndaj Tiranës, i cilësojnë bardheblutë si “minjtë e bashkisë”, për faktin se klubi sportiv i Tiranës, ka pasur gjithnjë si financues kryesor Bashkinë e kryeqytetit.
 
Kjo mesa duket ka qenë shkëndija që ka provokuar nervat e tifozëve kryeqytetas, të cilët kanë vepruar në mënyrë të rëndë, duke dëmtuar stadiumin e “Elbasan Arena”.
 
Vandalizmi i treguar dje nga tifozët në ndeshjen ndërmjet Elbasanit dhe Tiranës, ka sjellë pasoja negative për stadiumin e sapo inauguruar “Elbasan Arena” duke rrezikuar edhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, krahas imazhit të shëmtuar që përçon në botë sporti shqiptar.
 
Ditën e djeshme, ndeshja Elbasani-Tirana, u ndërpre për 7 minuta, në minutën e 62-të të takimit, kur rezultati ishte i barabartë në shifrat 2-2, dhe shkak ishte dhuna në shkallët e stadiumit ndërmjet tifozerive të të dyja ekipeve. Ultrasit e të dyja ekipeve reaguan duke prishur jo vetëm shkallët e stadiumit por edhe tabelën elektronike si dhe djegur barin e fushës.

elbasan arena djathe

Për këtë rast, policia arrestoi dhe nisi procedimet penale ndaj 6 tifozëve, si autorë të dëmeve të shkaktuara, që rrezikojnë edhe ndeshjet kualifikuese të Evropianit “Francë 2016”, pasi janë shkatërruar standartet e kërkuara nga UEFA.
 
Kjo nuk është hera e parë që ultrasit bardheblu përfshihen në konflikte mes tifozerish, ku vetëm pak kohë më parë, u bënë protagonistë në prishjen dhe dëmtimin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi” në ndeshjen Vllaznia-Tirana.
 
Stadiumi “Elbasan Arena”, impianti më modern sportiv në Shqipëri, u inaugurua jo më larg se se 11 tetori i këtij viti në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për kulaifikueset e Evropianit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!