Rekordet boterore janë të panumerta, edhe me të shumtë në numër personat që i mbajne ato. Jo më kot është krijuar libri “Guinness”, libri i rekordeve botërore, ku çdo vit regjistron gjithçka të re dhe te paarritur më parë në çdo fushë.
Gjithashtu, edhe kafshët zënë një vend të madh e të rëndësishëm në Librin e rekordeve botërore, ndërkaq qentë dhe macet, si kanakarët më të popullarizuar, janë edhe rekorderët më të njohur.
Më poshtë janë renditur 10 kanakarët më interesantë të librit Guinness:
10. Zeusi, qeni më i lartë në botë “Është interesante t’i shikosh reaksionet e njerëzve, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Ata mendojnë që ai vërtet është kalë”, thotë zonja Doorlag për kanakarin e vet Zeus, i cili është i lartë sa një gomar mesatar. Zeusi 11,8 cm i lartë, në 2013 ka hyrë në Librin Guinness si qeni më i lartë në botë, duke ia zënë vendin e parë të rekordeve qenit Giant Beorgut, i cili ishte rreth 2.5 cm.

9. Kolonel Miau, macja me më shumë qime në botë, ka zënë vendin në Librin e Ginisit si macja me qimet më të gjata të matura ndonjëherë në botë. Kjo mace, e cila tashmë ka web-faqen e vet, grupin në Facebook dhe në YouTube. Ajo i ka qimet 22,87 cm të gjata. “Qimet e saj janë pothuajse çdo kund nëpër shtëpi”, thonë pronarët Anne Marie Avey dhe Eric Rosario, duke shtuar se janë “krenarë kur ua tregojnë të tjerëve sasinë e madhe të qimeve në rrobat e tyre dhe janë krenarë që janë pronarë të kësaj maceje”.

8. Dariusi, lepuri më i madh në botë Dariusi, i biri i ish-rekordes dhe i pronares së mëparshme të kurorës, Amy, vjen nga familja e lepujve më të mëdhenj në botë. Në vitin 2010 ai ka thyer rekordin familjar dhe është bërë lepuri më i madh në botë i matur deri më sot. “Ai vërtet është një kafshë e bukur, gjithmonë shihet si i shkëlqejnë syrin kur i ofrohesh”, thotë pronarja krenare zonja Edwards. “E ëma e tij, Amy, ka vdekur para disa vjetësh dhe ajo vdekje ishte traumatike, mirëpo mendoj që do të dëshironte të dinte që i biri i saj ka thyer rekordin”.

7. Puggy, qeni me gjuhën më të gjatë në botë, pekinezer, i cili jeton në Teksas me pronaren e vet Becky Stanford, ka hyrë në Librin e Guinness në 2009, si qeni me gjuhën më të gjatë në botë prej 11,43 cm. Kultivuesit e qenve e kanë braktisur Puggyn për shkak të dukjes së tij kur ka qenë këlysh, mirëpo, fatmirësisht, Becky dhe bashkëshorti i saj e kanë adoptuar, ndërkaq pas nëntë vjetësh, ai është bërë rekorder botëror. Pronarët e Peggyt kujdesen posaçërisht për të dhe gjithmonë t’ia grimcojnë ushqimin, sepse gjuha e tij merr aq hapësirë në gojë sa që ia bën të pamundur përtypjen normale të ushqimit.

6. Scarlett’s Magic, macja më e lartë e gjallë në botë ka zënë vend në Librin Guinness në vitin 2011, si macja e gjallë më e lartë shtëpiake në botë. Ajo është 45,9 cm e lartë, dhe me një gjatësi prej 108,51 cm. Ajo mban rekordin botëror për kafshën shtëpiake më të gjatë në botë. Scarlett’s Magic është kafsha e parë e cila njëkohësisht mban dy rekorde Guinness.

5. Harbori, qeni me veshët më të gjatë në botë është një qen nga Boulderi, Colorado. Ai ka hyrë në Librin Guinness në vitin 2012, si qeni me veshët më të gjatë në botë. Veshi i tij i majtë është i gjatë 30,48 cm, ndërsa i djathti 33,02 cm. Harborin veshët e tij e kanë bërë shumë të njohur, mirëpo, ata gjithashtu mund të jetë edhe barrë. Guinness shkruan që Harbori, derisa ka qenë këlysh, shpesh është ngatërruar dhe është rrokullisur shkallëve. Tani, vetëm herë pas herë e pengojnë veshët e tij të mëdhenj.

4. Oklahoma Sam, gomari më i lartë në botë është 155,45 cm i lartë dhe është zyrtarisht gomari më i lartë në botë. Kur nuk fle, Oklahoma Sam kryesisht kalon kohën duke lozur me kanakarët e tjerë si me rosën, patën dhe me katër mace të cilave nuk u pengon lartësia e mikut të tyre. Linde Davisit, nga Watsonville, Kaliforni, e konsideron Samin “shpirt të ngjashëm”, thotë: “Vërtet nuk kushton asgjë të kesh një gomar të madhësisë së tillë. Ai ha më shumë. Në të vërtetë, kur i jap më shumë bar, ai vetëm do ta përdorë që vetes t’i ndërtojë një shtrat komod. Ai e do ëndrrën e vet”.

3. Miracle Milly, qeni më i vogël në botë. Qeni më i vogël i gjallë, në kuptimin e lartësisë, është Chihuahua e pronares Vanese Sembler nga Dorado në Porto-Riko, i cili quhet Miracle Milly, i lartë vetëm 9,65 cm. Kur ka lindur në dhjetor të vitit 2011, Miracle Milly ka mundur të qëndronte në lugë, ndërkaq gojën e ka pasur aq të vogël saqë janë detyruar ta ushqenin me shiringë. Kjo qenushë që ka mundur të vendosej në xhep peshon rreth gjysmë kilogrami, ndërkaq tashmë është bërë damë e vërtetë, ha vetëm ushqim të zier dhe fle në kolibe bebesh.

2. Smokey, macja e cila ka gërhitjen më të lartë në botë Kur Smokey, macja më e zëshme në botë gërhin, zëri i është aq i lartë sikur të keni kositëse bari në dhomën e ditës. Shumica e maceve gërhasin rreth 25 decibelë, mirëpo mesatarja e Smokeyt është 80 decibelë, e pabesueshme apo jo. Kur e kanë matur nga afërsia, tingulli i gërhitjes ka arritur deri në 92 decibelë, gjë që është e barabartë me zhurmën që e bën kositësja e barit, tharësja e flokëve apo aterrimi i Boeingut 737. Kur flas në telefon, shpesh më pyesin se çfarë është ajo zhurmë aq e madhe, ndërkaq nuk mund të besojnë që atë zhurmë e bën macja”, thonë pronarët Ruth dhe Mark Adams.

1. Tubby, qeni i cili ka ricikluar më së shumti shishe plastike. Tubby është bërë i njohur në botë pasi që ka ndihmuar që të mblidhen dhe të riciklohen me mijëra shishe plastike. Përpjekjet e tij kanë sjellë shumë medalje, dhe më në fund është shënuarën Librin e rekordeve Guinness në vitin 2011, si qeni i cili ka ricikluar më së shumti shishe në botë, saktësisht 26.000 (deri në momentin e regjistrimit). Tubby mbledh shishet derisa shëtit me pronarin (dy herë në ditë) dhe sapo e gjen ndonjë shishe ai menjëherë ia çon pronarit i cili e vë në kutinë e tij për riciklim.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com