Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur vendimin e partisë së tij për të mos marrë pjesë në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se presioni dhe kritikat nuk do t'ia ndryshojnë qëndrimin.

"Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde. Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën. UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë", shkroi Abdixhiku.

Reagimi vjen një ditë pasi deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

"Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin", deklaroi kreu i LDK-së.


Lajmi kryesor:

Orë vendimtare për Kosovën/ Sot afati i fundit për presidentin ose vendi shkon sërish në zgjedhje! Nis protesta për Specialen: Ose votoni ligjin, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit! (VIDEO)