FOTO/ Ja e vërteta që fshihet në
prapaskenat e filmave pornografikë

FOTO/ Ja e vërteta që fshihet në<br />prapaskenat e filmave pornografikë
Quhet “Eshtë Vetëm Dashuri” projekti i fotografes franceze Sophie Ebrard që ka përjetësuar në foto aktorë e aktore pornografike në momentet e pushimit nga një akt në tjetrin.
 
Dikush lyen thonjtë, një tjetër hekuros dhe dikush tjetër i hedh një sy skenarit me pjesët intime të zbuluara. Janë momentet ‘normale’ të prapaskenave të çdo filmi pornografik.

Njerëzit janë mësuar të shohin rezultatin përfundimtar, por gjatë prodhimit, një film ‘hard’ nuk është dhe aq ndryshe nga një film i zakonshëm. Momente pushimi, akte që ndodhin rëndom në prapaskena si psh, të ulesh në divan, të shkëmbesh batuta me teknikun e dritave, të sistemohesh në pozicionet e përshtatshme për skenën etj.

Në shkrepjet e Ebrard vihen re dhe disa fytyra të njohura të pornografisë siç është James Deen apo Valentina Nappi. Fotot nuk tregojnë ndërveprim seksual mes aktorëve dhe fotografja është treguar e kujdesshme për të mos publikuar më shumë se ç’duhet.

Fotografes i interesonte të nxirrte në pah anën intime të aktorëve dhe jo intimitetin e tyre anatomik. Fotot e Ebrard janë publikuar në Amsterdam në datat 16-20 Shtator në ekspozitën “Unseen Photo Fair”.
 FOTO
prapaskena
prapaskena
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin