TIRANE-Gjatë ditës së sotme, në një operacion antidrogë të realizuar nga uniformat blu të kryeqytetit, është arrestuar Xhuljano Kasa, 22 vjeç, një ushtar profesionist me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore.

Ndërkohë pas një kërkimi në rrjetin social Facebook, mjafton të hedhësh një shikim të shpejt në profilin e Xhuljano Kasa, për të kuptuar se 22- vjeçarit i është dashur t’i dali vetë në jetë.

“Mëso t’ja dalësh vetë, sepse kur ke nevojë zhduken të gjithë”, shkruhet në një foto të postuar nga komandoja.

 Por mesa duket, ushtaraku ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’ia dalë, duke u marrë me shpërndarjen e drogës.

Nga burimeve zyrtare të policisë, Xhuljano Kasa së bashku me Denis Kanani është arrestuar në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në tavolinën ku dy të rinjtë ishin ulur, janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë narkotike, të cilat i kishin mbuluar me një xhup.

xhuljano kasa

xhuljano kasa
(Xhuljano Kasa, ushtaraku i arrestuar ditën e sotme në Tiranë për shpërndarje droge)

xhuljano kasa
(Xhuljano Kasa, ushtaraku i arrestuar ditën e sotme në Tiranë për shpërndarje droge)