Avokatin e prezantoi vetë Tahiri dhe më pas, fjalën në mbledhje e mori Hajdari, i cili tha se kishte disa kërkesa paraprake, sipas standardeve procedurale. 
(Saimir Tahiri dhe avokati i tij Artan Hajdari)
KUSH ESHTE AVOKATI ARTAN HAJDARI
Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate. Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “Haxhia & Hajdari”.
Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet. Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












