Kompania postoi në Facebook foto të shpërndarjes së picave me dronë dhe tha se kishte për qëllim të fillojë shpërndarjen ajrore të picave për konsumatorët e saj në Zelandën e Re.
Droni me fibra karboni është realizuar në partneritet me kompaninë amerikane të shpërndarjes me dronë, “Flirtey”, si dhe është projektuar për të dorëzuar ngarkesën e saj të lehtë për adhuruesit e picave me anë të një litari.
Domino tha se dronët, që do të përdorin, janë të pajisur me teknologji pilotimi të nivelit ushtarakë dhe me komunikim të koduar. Ata do të udhëtojnë rreth 30 kilometra në orë, duke fluturuar në një lartësi prej rreth 60 metrash.
Fillimisht dronët do të përdoren vetëm në mot të mirë si dhe kompania për momentin ka vendosur t’i rikthehet metodave tradicionale të shpërndarjes gjatë periudhave me erë të lartë dhe shi.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)