Në të gjithë botën njerëzit përshëndetën ardhjen e Vitit të Ri. Në mbarë botën, njerëzit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën 2023-ës dhe për të mirëpritur vitin 2024.
Shqiptarja.com ju sjell me foto atmosferën festive si u prit Viti i Ri në botë. Në Gjermani Viti i ri kaloi pa incidente të mëdha. Miliona vetë festuan të qetë dhe me hedhje fishekzjarresh. Para Natës së Vitit të Ri autoritetet policore ishin të shqetësuara për gjendjen e sigurisë në Gjermani, po duket se nata kaloi e qetë.
Një tragjedi ndodhi në Koblenc Natën e Vitit të Ri, ku një djalë i ri 18-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë ndezjes së një fishekzjarri. Megjithë përpjekjet për ta sjellë në jetë ai ndërroi jetë nga pasojat e shpërthimit, bëri të ditur policia në Koblenc.
Natën e Vitit të Ri e e festuan dhjetëra mijëra tradicionalisht në koncertin e madh në Portën e Brandenburgut, ku pas disa vitesh pati sërish një spektakël fishekzjarresh. Festimet në Berlin u zhvilluan nën masa të forta sigurie. Nuk pati trazira të mëdha si vitin e kaluar, por disa herë policët dhe forcat e shpëtimit u goditën me mjete piroteknike. Policia ndaloi 300 vetë.
Fishekzjarret ndriçuan horizontin e Londrës mbi Big Ben teksa mijëra ishin mbledhur përgjatë brigjeve të lumit Thames për të mirëpritur Vitin e Ri.
Foto: Viti i ri në Britani
Fishekzjarret në Las Vegas
Fishekzjarret ndriçuan horizontin e Rio de Zhaneros përpara statujës së Krishtit në plazhin Copacabana
Foto: Rio de Zhanero
Një spektakël fantastik fishekzjarresh shpërthyen pranë Harkut të Triumfit me “2024” të projektuar në Avenue des Champs-Elysees gjatë festimeve të Vitit të Ri në Paris
Foto: Viti i ri në Paris
Ora e Real Casa de Correos uron 2024-ën me fishekzjarre në Puerta del Sol në Madrid të Spanjës
Foto: Festimet në Spanje
Fishekzjarret shpërthyen dhe mbi Portën e Brandenburgut mesnatën e 1 janarit 2024, në Berlin, Gjermani.
Foto: Fishekzjarret ne Berlin
Fishekzjarret ndriçuan dhe qiellin pranë hotelit historik Burj al-Arab në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
????
Përgjigju