Si ishte viti 2023? Erion Veliaj në ‘Esencë’: Sfidues, por ja vlejti! Piramida shtëpia e të rinjve për 200 vitet e ardhshme! Ja projektet për 2024-ën

Në natën e ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, i ftuar në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv foli për vitin që lamë pas, si edhe projektet e vizionin për vitin 2024.

Për  Erion Veliajn, viti 2023 ishte sfidues pasi disa projekte mbetën pezull për shkak të luftës në Ukrainë, por se pritja ja vlejti.

Në emisionin ‘Esencë’ me Eljan Tanini, kryebashkiaku thotë se Piramida do jetë shtëpia më e madhe e të rinjve në Ballkan për 200 vitet e ardhshme.

“Ishte një vit, u vonuan shumë projekte, por në finale ja vlejti pritja. Edhe pse ishte fushata, u thash kolegëve do bëjmë diçka që do jetë edhe për 200 vitet e ardhshme, fushatat shkojnë e vijnë. Asgjë me ngut, do presim cilësinë me të mirë të materialeve që do u rezistojnë kohës dhe do jetë pjesë e një shtëpi rinie më e madhja në Ballkan për punët e të ardhmes”, tha Veliaj në Report Tv.

Muzetë si Bunk’Art, Veliaj thotë se janë më të preferuarit nga turistët. 

“Ajo që i tërheq shumë turistë tek Tirana, janë shenja të asaj kohe. Vetëm në Gjermaninë Lindore mund të kesh një muze si shtëpia e gjetheve. Ato pika si Bunk’Art, shtëpia e Kadaresë, Agolli kanë krijuar disa stacione që përkojnë nga ana kohore me Luftën e Ftohtë, por ama përkojnë edhe me një kuriozitet të jashtëzakonshëm të turistëve, ku brenda një diametri 500 mijë metrash ti shikon 10 pika të Shqipërisë që ka qenë”, tha Veliaj.  

Veliaj u ndal edhe në projektet për 2024, ku tha se po konceptohet një projekt për Kopshtin Botanik. Po ashtu, kryeqytetit do t’i shtohen edhe 3 linja urbani elektrike.

“Projekti më i madh strategjik është ai që firmosëm këtë javë. Firmosëm me Bankën Gjermane të zhvillimit dhe BE një kontratë ku 50 mln janë kredi dhe 30 mln janë grant, do kemi tre linja autobusësh që do jenë si metro, por në fakt në sipërfaqe, në pamundësi për ta përballur ekonomikisht. 1 km metro kushton sot 300 mln euro, që do të thotë pa u futur në BE një qytet shqiptar nuk e përballon dot”, u shpreh Veliaj.

Vizioni i Veliajt për Tiranën është se deri në vitin 2035 do jetë qyteti kryesor në të gjithë Ballkanin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Tirana 2035? Kryebashkiaku Veliaj bën parashikimin: Do jetë qyteti më i rëndësishëm në Ballkan

Ndonëse ky është mandati i fundit në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ngurroi të japë vizionin e tij për Tiranën e vitit 2035. I ftuar në emisionin "Esencë' në Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se deri në 2035, Tirana padyshim që do jetë qyteti kryesor në gjithë Ballkanin.

2035, që është edhe fundi i kësaj dekade, Tirana do jetë qyteti më i rëndësishëm në Ballkan. Në shumë mënyra tashmë është, kryeqyteti Europian i Rinisë, i Sportit, do jetë vitin tjetër kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Vizioni im për Tiranën është që ky qytet që nisi rrugën i fundit, më i izoluari, më i afërmi, do jetë qyteti ku do rritet më shumë vlera i pronës, do jetë qyteti më i rëndësishëm, për art, kulturë, ekonomi, politikë. Unë them se është çështje kohe derisa të jetë qyteti kryesor në gjithë Ballkanin.

Ora 08:55
Veliaj ‘zhvesh’ kostumin e politikanit, tregon për djalin e vogël Kajan: I bukur si mami, i lëvizur si babi! Për momentin do që të bëhet polic dhe shofer

1704066120_veliajmedjalin.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanit ndërsa në Esencë në Report Tv foli edhe për djaline tij të vogël. Veliaj shpjegon për herë të parë kuptimin e djalit të tij dhe se i vendosi që ta quajë atë Kajan.

“Djali im quhet Kajan. Kajan është emri i Kajo Karafilit, është një mal në Belsh që quhet Kajan. Nuk është arsyeja e vërtetë. Ne kishim një shok shumë të mirë të ngushtë, që nuk jeton më, Gjegji Filipi. I cili para se të ndërronte jetë shërbente si drejtues i INSTAT. Përveçse të merrej me GDP, paga, inflacionin, kishte bërë edh enjë projekt të lezetshëm që quhet reja e emrave, kishte renditur emrat nga më të përdorurit, emri që ishte në zhdukje ishte emri Kajan.
Ishin 7 burra të gjithë mbi 80 vjeç, emrat e fundit ishin vënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nisi si një risi për të mbajtur një emër shqiptar që do zhdukej. Kështu nisi si një lojë me aplikacionin që kishte bërë Gjergji, reja e emrave. Kajan thotë kam emër Partizani, është 5 vjeç.

I bukur si mami, i lëvizur si babi, në sensin që është shumë i lëvizur. Për momentin do që të bëhet polic dhe shofer. E marr ndonjëherë me vete. Kur dal të shtunë e të dielë në punë”, tha Veliaj në studion e "Esence" me Eljan Taninin në Report Tv.

Ora 08:52
Tirana e 2024, Veliaj në Report Tv: Shtohen 3 linja me autobusë elektrikë, po konceptohet projekti për Kopshtin Botanik

Në emisionin "Esencë" të Report Tv Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi projektet për Tiranën në vitin 2024. Veliaj tha se po konceptohet projekti për zhvillimin e Kopshtit Botanik. Sipas tij qëllimi është që Kopshti Botanik të mos mbetet i izoluar, por të zhvillohet njëjtë si kopshti zoologjik.

“Jemi duke konceptuar kopshtin botanik, sepse mendoj se kopshti botanik i mungon kryeqytetit. Është një hapësirë ku kryesisht roja fiton diçka, për nuset që bëjnë sete. Nuk është e hapur për qytetin,. Një komb i vizitës së kopshti zoologjik me kopshtin botanik do ishte një eksperiencë unike. Ajo që ndryshoi në kopshtin zoologjik që e bërë të vizitueshëm është diçka që mund ta bëjmë fare mire edhe te kopshti botanik”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku thotë se Tiranës do t’i shtohen edhe 3 linja urbanësh elektrikë.

Projekti më i madh strategjik është ai që firmosëm këtë javë. Firmosëm me Bankën Gjermane të Zhvillimit dhe BE një kontratë ku 50 mln janë kredi dhe 30 mln janë grant, do kemi tre linja autobusësh që do jenë si metro, por në fakt në sipërfaqe, në pamundësi për ta përballur ekonomikisht. 1 km metro kushton sot 300 mln euro, që do të thotë pa u futur në BE një qytet shqiptar nuk e përballon dot.

Ora 08:44
Pse ka shumë pluhur Tirana? Veliaj e krahason me Sagrada Familia: Një projekt që nuk mbaron kurrë

I pyetur se përse Tirana ka shumë pluhur, kryebashkiaku Erion Veliaj e krahasoi me kishën Sagrada Familia, duke thënë se është një projekt që nuk mbaron kurrë.

"Ka të bëjë me një qytet që është pak si Sagrada Familia, si kisha e famshme e Gaudit, pra një projekt që nuk mbaron kurrë. Sepse krijohet një kompleksi iri, ka nevojë për extra ujë, energjie elektrike, ka nevojë për një kabinë. Duke qenë se ka dinamikë, është pak a shumë si një lojë lego që asnjëherë nuk quhet e mbaruar. Ti vërtetë mund të kesh mbaruar një punë, por ndërkohë ka adhur koha, që ti të kesh një investim të ri" tha Veliaj për emisionin "Esencë" në Report Tv.

*Sagrada Família, është një kishë në ndërtim e sipër në Eixample të Barcelonës, Katalonjë, Spanjë. Është kisha katolike më e madhe e papërfunduar në botë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 01/01/2024 13:00

    Laperi/lalieri 99-ç,i rilindjes se dhjere me krim e korrupsion deri ne fyt eshte per paguren e shurres nen kokë dhe byzylyket e inoxit ne duart kriminale dhe helmeten ne koke sa ma pare,jo nje muaj por nje minut e me pare...ti sekuestrohet pasuria dhe marre denimin qe meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë