FOTO/ Jetë e shfrenuar luksoze 
Instagrami ''tradhton'' trafikantin 

FOTO/ Jetë e shfrenuar luksoze <br />Instagrami ''tradhton'' trafikantin 
Levi Watson është ndaluar nga policia pasi është i dyshuar për përfshirje në shitje të lëndëve narkotike.

Watson është shprehur se bën një jetë të qetë në West Midlands të Britanisë së Madhe, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe 29-vjeçari ka rënë në prangat e policisë. 

Llogaria e tij e Instagram ka zbuluar të vërtetën. Mijëra ndjekësve të tij, ai ua kishte dëshmuar jetën luksoze që bën , ‘larjen me para’, udhëtimet me jahte dhe helikopterë.

Këto imazhe të tyre të publikuara në Instagram ku shihen veturat, paratë, super­veturat, shampanjat e shtrenjta dhe armët kanë bërë që policia të ngrejë dyshime ndaj tij. 

Pas një investigimi, Watson e ka treguar rolin që ka në grupin kriminal që shet dhe kontrollon trafikun e drogës, si dhe përfitimet e deritanishme.

Ndaj tij është ngritur akuza për shitje të substancave të ndaluara, fshehje dhe posedim të materialit të përfituar jashtëligjshëm, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë.
trafikanti
trafikanti
trafikanti
trafikanti

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi