Nga sot, Policia e Shtetit ka në përdorim 11 automjete elektrike, të cilat kanë zëvendësuar ato me karburant.

Ministria e Brendshme ka nisur një projekt pilot duke i vënë këto automjete në dispozicion të Policisë Rrugore. Mjetet janë të markës "Volkswagen" dhe punojnë vetëm me energji elektrike dhe funksionimi i tyre bëhet përmes karikimit.

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajonin e Ballkanit dhe i 10-ti në Europë, që fut në përdorim automjetet elektrike. Këto mjete janë trend në rritje për vendet e zhvilluara ekonomikisht, pasi makina të tilla janë më të shtrenjta se ato me karburant.  
 
Makinat elektrike janë krejtësisht ekologjike, pasi nuk emetojnë gaz në mjedis.

 Pjesa kryesore e këtyre makinave, në vend të sarbatorit, është bateria. Ndërsa kombinimi i baterisë me motorrin elektrik, krijojnë atë që quhet truri i makinës.

[gallery]18961[/gallery]
makinat e policise me bateri me karikim

makinat e policise me bateri me karikim

makinat e policise me bateri me karikim

makinat e policise me bateri me karikim

makinat e policise me bateri me karikim
(Automjetet elektrike të Policisë Rrugore)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com