Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Kakavijë teksa tentonte të kalonte kufirin, për të kaluar në shtetin grek me 1.5 kg lëndë narkotike.

Mark Biba nga Shën Kolli i Lezhës ra në prangat e policisë në pikën kufitare të Kakavijës, pas kontrollit të ushtruar nga policia.

Gjatë kontrollit, Bibës iu gjendën 1.5 kg cannabis e fshehur në në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobusit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

droge, kufi
Droga e fshehur në çantat e Bibës 

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Në datë 05.08.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u paraqit shtetasi Mark Biba si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin Grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobuzit i'u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Mark Biba, 34 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

droge kakavije

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com