ITALI-Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare ka bllokuar në ujërat e saj një gomone me kanabis, të nisur nga grykëderdhja e Vjosës, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë.
 
Dy skafistët shqiptarë që ishin në bordin e gomones janë L.R. 34 vjeç dhe H.D. 23 vjeç.
 
Skafistët manovra në det, hodhën kanabisin
Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t'i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det, por në fund u arrestuan.
 
Para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rikuperohet, ndërsa deri tani janë rikuperuar rreth 600 kg kanabis.
skafi me droge

skafi me droge
Pamje nga operacioni në det, ku u bllokua gomonia e nisur nga Shqipëria

Njoftimi i policise se shtetit 
Operacion i përbashkët antidrogë për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
 
Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë Italiane.
 
Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.
 
Falë një pune të përbashkët të , Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.
 
Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.
 
Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t'i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.
 
Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.
 
Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.
 
Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.
 
Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.
 
 
dy.b/shqiptarja.com