Të gjithë fëmijët e kryeqytetit do të mund të argëtohen në hapësirat e dedikuara për ta, edhe pranë banesave të tyre. Përpos këndeve të mëdha të lodrave që janë ndërtuar në Tiranë, Bashkia e Tiranës vijon punën për krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët edhe në lagjet e qytetit.
Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë po punojnë për rehabilitimin e hapësirës pranë Kryegjyshatës, për t’i mundësuar fëmijëve të kësaj zone, një kënd lodrash ku do të mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e lirë.
“Për ne është gëzim kur ndihmojmë fëmijët duke mos lënë asnjë pa këndin e dashur të lodrave! Punojmë për rehabilitimin e hapësirës pranë #Kryegjyshatës”, shkruhet në faqen në FB të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, teksa postohen edhe disa foto nga puna në terren.