FOTO/ Kosovari ktheu shtëpinë
në Gjermani në plantacion droge

FOTO/ Kosovari ktheu shtëpinë<br />në Gjermani në plantacion droge
GJERMANI- Një shqiptar nga Kosova, banues në qytezën e Mindenit në Gjermani, u arrestua ditën e sotme, pasi e kishte shndërruar shtëpinë në një serë bimësh narkotike duke mbjellë 1000 rrënjë.

Zbulimi u bë i mundur falë një telefonate anonime, që e çoi policinë së bashku me qenin e antidrogës në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane “Bild” e cila mes rreshtave shkruan: “ Në shtëpi nuk gjeje mobilje, në vend të tyre kishte fidanë kanabisi”.

Shqiptari e kishte shndërruar shtëpinë në një serë gjigante me 1000 bimë marijuane, të rritura, që peshonin mbi 40 kg dhe që arrinin vlerën 200 mijë euro. I zoti i shtëpisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua në flagrancë ndërsa tentoi të ikte nga një dritare në bodrum.

droge
droge
droge

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin