FOTO/ Kryeministria nuk i shpëtoi tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit

FOTO/ Kryeministria nuk i shpëtoi tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit

Foto nga pasojat e tërmetit

As vendi më i ‘pathyeshëm’ në vend,  Kryeministria nuk i ka shpëtuar tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Për herë të parë janë publikuar foto nga zyrat, ku tërmeti ka shkaktuar shumë dëme.

Zv.ministri Artan Shkreli ka publikuar fotot dhe është shprehur se  salla po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni.

“Kryeministria gjithashtu u trondit nga termeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

 Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme, përfshi bazamentin, u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit”, ka shkruar Shkreli.

Ai ka thënë se është një sallë e bukur e me karakter të theksuar monumental, që po i nënshtrohet rikonstruktimit.

Kujtojmë që protestuesit e drejtuar nga Basha tentuan të hynin brenda, duke shkatërruar çfarë gjenin përpara, por ata nuk mundën të depërtonin në derën hyrëse.

Por tërmeti i 26 nëntorit 'depërtoi' lehtësisht brenda duke sjellë dëmtime.

Foto nga kryeministria

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025