Në Bazën Detare Pashaliman Vlorë u zhvillua ceremonia e kthimit të 21 efektivave të Forcës Detare, pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”, në Detin Egje.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë të Forcave dhe familjarë të efektivave pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”.
Në fjalën e tij komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për shërbimin dhe profesionalizmin që efektivat e kontingjentit të parë treguan gjatë kohës së qëndrimit në zonën e operacionit.
Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes, Perto Koçi në fjalën e tij tha ndër të tjera: “Ishte një mision i suksesshëm, i cili tregoi dhe njëherë profesionalizmin e detarëve tanë, kurajon, përkushtimin dhe disiplinën e lartë. Tregoi edhe njëherë që Shqipëria është një vend dinjitoz anëtar i NATO-s”.
[gallery]20791[/gallery]
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komandanti i anijes Oriku kapiten i rangut të tretë Ilir Boçi, foli për rolin e ekuipazhit shqiptar në këtë mision dhe vështirësitë e hasura atje “detyra kryesore ka qenë patrullim, menaxhim i ujërave, sigurim i trafikut të lirë, raportim i flukseve migratore dhe bashkëveprim i rojeve bregdetare turke-greke dhe njësitë e NATO-s që ndodheshin në rajon sepse jemi ndodhur disa njësi në të njëtën kohë në rajone të caktuara për përballimin e këtij fluksi”.
Roli i efektivave dhe anijes shqiptare në këtë operacion ishte raportimi i trafikut të migrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja duke ofruar ndihmë në rastet kur konstatohet se jetët njerëzore janë në rrezik.
Informacioni i siguruar gjatë patrullimit së bashku me anijet greke, holandeze, turke dhe britanike është shkëmbyer në kohë reale me rojet bregdetare greke dhe turke, si dhe misionin e Bashkimit Europian “Frontex” në detin Egje, në interes të parandalimit të fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO