Megjithëse kishte vetëm disa monedha në xhep, 44-vjeçari nuk e ka dashur këtë çantë të vogël "Hermesi".
Në vend që të blinte ushqime apo rroba, ai e ka kthyer kuletën e shtrenjtë me të gjitha paratë e paprekura. Por, ky veprim i tij zemërgjerë nuk ka mbetur pa u vënë re.
Ai që e kishte këtë kuletë quhej Niity Pongkriangyous dhe ka qenë shumë i gëzuar kur i është kthyer ky aksesor. Ai i ka ofruar 44-vjeçarit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.
“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as nuk e dija që e kam humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.
Duke parë se i pastrehu është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një shtëpi e vogël me të gjitha shpenzimet e paguara.
“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugë të duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)