Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u përjashtua nga qeveria në mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Rama e la Kodhelin jashtë kabinetit të tij të dytë qeverisës, por kjo duket se nuk e mërzitur ish-ministren Kodheli.

Sot, teksa Partia Socialiste kishte mbledhur Asamblenë Kombëtare, ku ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, Mimi Kodheli mori pjesë në një tjetër Asamble. Ajo ka qenë e pranishme në hapjen e sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të vendeve të NATO, në Bukuresht. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kodheli në faqen e saj në “Facebook”, prej ku publikon dhe foto.

“Në hapjen e sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të vendeve NATO, në Bukuresht!”, shkruan Kodheli.

kodheli
(Postimi i Mimi Kodhelit në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com