Pas përgenjeshtrimit të deklaratave të ministres së Kulturës, për ndërtimet pa leje në Butrint që iu bënë nga drejtoresha e UNECSO-s, Mechtild Roscler, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka postuar një foto në Facebook, duke tërhequr vëmendjen me miqësinë e madhe që ka me drejtoreshën e re të UNESCO-s. 

Kumbaro ka postuar foton me ish-ministren franceze të Kulturës, Audrey Azoulay, që është nominuar më 13 qershor nga bordi ekzekutin i UNESCO për drejtimin e kësaj organizate botërore dhe që është zgjedhur për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.

"Një lajm i shkëlqyer. Urime mikja ime përfaqesuese e denjë e kulturës në Francë”, shkruan poshtë fotos ku kanë dalë të dyja homologet të përqafuara.

kumbaro
(Foto me Audrey Azoulay, kryetaren e re të UNESCO-s, postuar nga Kumbaro në FB)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com