FOTO/Kur Lasgush Poradecit i
tërhiqej vëmendja me Fletë Rrufe

FOTO/Kur Lasgush Poradecit i<br />tërhiqej vëmendja me Fletë Rrufe
Pavarësisht se një poet dhe shkrimtar i madh Lasgush Poradeci është konsideruar si të gjithë njerëzit e tjerë kur ka ardhur puna për të marrë një libër nga Biblioteka Kombëtare.

Bëhet fjalë për vitin 1972, kur Lasgushi është qortuar nga drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare pasi ka marrë një libër për ta lexuar dhe nuk e ka kthyer më.

Kështu drejtuesit e Bibliotekës i kanë dërguar një fletë rrufe ku i kërkojnë menjëherë kthimin e librit pasi ka kaluar afatin e përcaktuar për leximin e tij.

Ajo që bie në sy është që në kohën e periudhës së diktaturës, marrja e një libri në biblotekë dhe dëmtimi me dashje i librit  dënohej si krim në bazë të dispozitave të Kodit Penal.   

Drejtuesit e biblotekës i kanë vendosur një afat kohor që ishte brenda datës 25/2/72, dhe në të kundërt shkrimtari do të ndiqej penalisht. Poeti dhe shkrimtari Poradeci në këtë kohë kur është qortuar nga Bibloteka Kombëtare ka qenë në moshën 73-vjeçare. 
 
Teksti i Flete Rrufese

Pse ju shok mbani prej një kohe të gjatë pa dorëzuar librin e Biblotekës Kombëtare? Libri që ju mbani jashtë afatit të caktuar e presin ta lexojnë dhjetra e dhjetra qytetarë të tjerë. Pse ju bëheni pengesë për përhapjen dhe leximin e librit? A nuk është ky një qëndrim i pa hijshëm dhe shkelje e disiplinës proletare? A e dini se veprime të tall i lënë shteg dëmtimit dhe shpërdorimit të fondit shtetëror të librit? A e kini parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të Kodit Penal? Korigjohuni dhe ktheni menjëherë librin në biblotekë brenda datës 25/2/72”, thuhet në fletë rrufenë e drejtuar Llazar Gusho(Lasgush Poradecit). 

lasgush

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë