FOTO/ Kur Rozana Radi detyron
VIP-at të nxjerrin fotot e pashaportës
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pashaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.
Një foto tipike “ushtrie”, e ngurtë, zakonisht pa emocione në fytyrë, të ngrira...dhe ç’është më e rëndësishmja, pa photoshop! Pjesa më e keqe është se do të të duhet të presësh 5 apo 10 vite deri sa të skadojë dokumenti i identifikimit. Për këtë arsye fotot më të bukura janë ato që i thjesht i përafrohen normales. Dhe...le ta pranojmë, pjesa më e madhe nuk i nxjerrin ato foto në dritën e diellit. Nuk përjashtojmë se ka dhe nga ata që e bëjnë, dhe natyrisht që bëhen pjesë e ndonjë shakaje.
Duket se pikërisht këtu ka lindur dhe loja më e fundit ndërmjet disa personazheve të njohur shqiptare. Gjithçka ka filluar me Rozana Radin, e cila siç e theksoi dhe vetë “hapi vallen e lojës së kartave të identitetit”, duke postuar fillimisht të vetën dhe më pas duke nominuar edhe të tjerë, dhe kështu vazhdoi zinxhiri. Jo të gjithë iu përgjigjën apelit, por ka dhe nga ata që e bënë. Foto të cilat përbënin dhe përjashtime nga çfarë kemi parë deri tani, me Julkën dhe Fiorin të cilat kanë pozuar pak më të buzëqeshura. E ndërsa Rozana e filloi lojën thjesht me fotot, Julka dhe Bes Kallaku i bënë një foto më të plotë letërnjoftimeve duke zbuluar edhe më shumë info nga dokumenti i tyre. Veçanërisht për Besin, një “katunar dhe loki” i vetëdeklaruar zbuluam që ka lindur në Tiranë, çka shkaktoi komente simpatike edhe nga fansat e tij. /intv/
Redaksia Online(m.p/shqiptarja.com)
10/3
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.6%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael – Hamas/ Negociatat për një armëpushim të ri janë pozitive! 13 të vdekur në Rripin e Gazës
6 Korrik, 09:10
-
Marrëveshja me Italinë, avancojnë punimet në kampin në Gjadër! Në gusht priten emigrantët e parë! Kryeplaku: Janë punësuar shumë banorë të zonës
6 Korrik, 08:53
-
Demirali skualifikohet për dy ditë nga Kampionati Evropian! Erdogan akuzon UEFA-n
6 Korrik, 08:52
-
U qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës, ja kush është 23-vjeçari që mbeti viktimë në Fier (FOTO)
6 Korrik, 08:45
-
Edison Ypi: Ismailromani
6 Korrik, 08:41
-
5 rregullat e një mëngjesi ideal
6 Korrik, 08:28
-
Tuneli i Llogarasë i hapur për qarkullim, qytetarët: Shkurton distancën për në jug
6 Korrik, 08:21
-
Lufta Ukrainë - Rusi, Orban: Përgatitjet e NATO-s për ndërhyrje të drejtpërdrejtë janë vetëvrasje
6 Korrik, 08:12
-
Arbenita harron Feron dhe nis një lidhje të re dashurie?Ja detaji që ngriti dyshimet
6 Korrik, 08:04
-
Zelensky: Duam të dyfishojmë aftësitë e mbrojtjes ajrore
6 Korrik, 07:35
-
Fundjavë në plazh...temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius
6 Korrik, 07:22
-
Kjo do të jetë vera e vendimeve apo...çfarë thonë yjet për ju sot
6 Korrik, 07:08