Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit

PRRENJAS- Report Tv ka siguruar momentin kur shoferit 44-vjeçar Jetmir Daci i bëhet testi i alkoolit, pasi shkaktoi aksidentin që i mori jetën 24-vjeçares Eneida Pishkashi. Jetmir Daci përplasi të renë më 8 prill në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, teksa ajo priste bashkë me familjen në këmbë para një servisi makinash, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

E reja ndodhej prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma. Vetëm pasi 24-vjeçarja humbi jetën shoferi i dehur u vu në pranga.

Prokuroria ka ngritur ndaj 44-vjeçarit vetëm akuzën "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", kur në fakt ai ka rezultuar i dehur kur shkaktoi aksidentin. Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, ndërsa brenda këtyre dy ditëve 44-vjeçari do dalë para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Familja e Artan Pishkashit, ishte kthyer nga Greqia në Shqipëri për arsye familjare kur janë ndodhur në këtë situatë të rëndë. Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/04/2024 02:31

    /Tani/, shoferi nuk ka shkelur thjesht rregullat e qarkullimit.Ky cilesim eshte teper siperfaqesor e pergjithesues dhe prokuroret kur ngrene akuza lene shume per te deshiruar.Ka ngare makinen i dehur edhe pse e dinte qe nuk duhej dhe pervec qe vrau kete vajze, ka plagosur dhe te tjeret dhe te gjitha me dashje.Ligji nuk eshte formuluar korrekt.Po kush t'a formuloje?! Shume nga ligjberesit tane e kane te diskutueshme aftesine e tyre per te bere ligje!

    Përgjigju
  • Kulmi: 15/04/2024 13:42

    Goxha vajze te humbe jeten kot me kot nga nje cope pijaneci!

    Përgjigju
  • Anna: 15/04/2024 10:47

    mizerje qe i more jeten kesaj vajze

    Përgjigju
  • Tani: 15/04/2024 10:20

    Prokuroria mund te cilsoj vepren vetem si shkelje e regullave te qarkullimit rugor me pasoj humbje jete. Denimi 2 deri ne 10 vjet. Kaq i lejon kodi penal.

    Përgjigju
  • Alb: 15/04/2024 09:37

    Jetkeq duhet t'ia kishin vënë emrin këtij, jo Jetmir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan