FOTO/ Kush është Arjon Kajoshi, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër

FOTO/ Kush është Arjon Kajoshi, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër

Arjon Kajoshi

1725708802_arjonkajoshi.JPG

Ky është  Arjon Kajoshit, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër në lagjen Partizani. Ai po drejtonte automjetin tip Range Rover në pronës të babait të tij, Sokol Kajoshit, kur u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës.

Pas të shtënave Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe iku me vrap nga vendngjarja. Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arjon Kajoshi.

Ai është kampion boksi, duke qenë profesionist në këtë sport, me 14 ndeshje të luajtura të cilat i ka fituar.

"Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale  në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit). Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen "Partizani"  u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit "Land Rover" në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se: Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sqarojmë se shtetasi A.B  nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’! Shpëton e ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e parkimit në qershor! Autori në kërkim (EMRAT)


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot