Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’! Shpëton e ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e parkimit në qershor! Autori në kërkim (EMRAT)

SHKODËR -Boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi i ka shpëtuar një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari që ishte person në kërkim lëvizte me fuoristradë Range Rover në pronësi të të atit, Sokol Kajoshi. Ai u qëllua me 4 plumba pistolete, por shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus. Ndërsa policia ka mundur të identifikojë menjëherë autorin, Alban Bruçi. Shkak i atentatit të dështuar dyshohet se është hakmarrja.

Kajoshi me 4 persona të tjerë rrahën 3 muaj me parë  babanë e Albanit, Vladimir Bruçi, për një vend parkimi. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në zonë tejet të populluar, ku 26-vjeçari qëlloi me pistoletë drejt makinës së Kajoshit, duke rrezikuar dhe jetën e kalimtarëve. Të dy si atentatori ashtu dhe shënjestra arritën të largohen nga vendngjarja pa mbërritur policia. Në skenën e krimit policia gjeti “Range Rover”-in  e bardhë me targa AB 230 EO me katër plumba në xhamin e pasëm.

Bruçi dyshohet se është hakmarrë për të atin, që ia rrahën më 3 qershor të këtij viti po në lagjen Rus. Asokohe policia njoftoi se 62-vjeçari Vladimir Bruci është dhunuar nga 5 persona për një vend parkimi. Në mesin e personave të shpallur në kërkim ishin dy vëllezërit Arlind dhe Arjon Kaloshi.

Edhe autori, Alban Bruçi ishte person në kërkim pavarësisht se lëvizte lirshëm në qytet me pistoletë në brez. Më 3 qershor, kur u plagos i ati ai dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e ngjarjes. I njohur si person problematik në Shkodër, në 2022 Bruçi u shpëtoi plumbave që u shkrehën ndaj tij nga Tonato Fusha dhe Bajram Çerkoja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Atentati ndaj boksierit në Shkodër/ Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para se të qëllohej

 

Boksieri 27-vjeçar Arjon Kajoshi  pak minuta para atentatit,ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka treguar vendodhjen.

Me anë të një video në Insta Story ai ka publikuar një peizazh nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.

Ora 14:52
Atentati i Shkodrës/ Alban Bruçi u hetua për përleshjen e 3 Qershorit, ku mbeti i plagosur babai! Pas kapjes në ndjekje, u la për hetim në gjendje të lirë! U dyshua dhe për një vrasje më 2022

Alban Bruçi, i kërkuar dhe vendi i ngjarjes ku ndodhi përleshja më 3 Qershor

Alban Bruçi dyshohet se organizoi dhe realizoi atentatin e dështuar të mesditës së sotme (7 Shtator) në Shkodër. Motiv ishte hakmarrja për plagosjen ndaj babait të tij Vladimir Bruçi, 62 vjeç, nga vëllai i shënjestrës, Arlind Kajoshi, ngjarje e ndodhur më 3 Qershor në qytetin verior dhe që pati si motiv sherrin për vendparkimin, ku sipas dosjes policore ishte edhe vetë i përfshirë dhe hetuar.

Aktualisht Alban Bruçi është shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj Arjon Kajoshit, i cili po lëvizte sot me makinën fuoristradë tip “Land Rover”, me targa AB230EO, të babait të tij, Sokol Kajoshi. Boksieri kampion i Vllaznisë, 27 vjeç, i ka shpëtuar plumbave, teksa Policia tha se nga hetimet identifikoi si autor pikërisht të riun Bruçi.

Ky i fundit ishte i dyshuar nga drejtësia edhe për ngjarje të tjera (mes tyre edhe vrasja e Ismet Çekores më 25 Gusht 2022, por nuk u gjetën prova edhe pse u shoqërua si i dyshuar), por deri në momentin e atentatit të sotëm nuk ishte në listë kërkimi.

Ndërsa për përleshjen e dhunshme të muajit Qershor, ku ishte edhe vetë pjesë, teksa iu plagos me sende të forta i ati, Bruçi u kap dhe shoqërua por më pas u la për hetim në gjendje të lirë.

Ai ishte mes 6 personave të dyshuar të përfshirë në konflikt dhe u shpall në kërkim të përkohshëm, kurse pasi dha deponimin u la i lirë.

“Sqarojmë se shtetasi A.B., nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 Qershor 2024. Shtetasi A.B., pas kërkimit policor (për atë ngjarje) është kapur dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të 7 shtatorit 2024

Bruçi ka gjetur rastin që të hakmerret, edhe pse një nga të dyshuarit për plagosjen e të atit, Arlind Kajoshi, është në arrati, kurse në mjet gjendej i vëllai, boksieri Arjon Kajoshi. Nuk dihet nëse Bruçi kishte objektiv boksierin si hakmarrje, apo mendonte se në mjet ndodhej i kërkuari Arlind Kajoshi, që i plagosi babanë 62-vjeçar.

Pas atentatit Bruçi ka humbur gjurmët, teksa hetimet janë ende aktive me kontrolle, postblloqe, mbledhje provash dhe të pamjeve filmike. Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi orës 12:30, të 7 shtatorit në lagjen “Partizani” në zonën e njohur si 'rus' në Shkodër, teksa i riu po kthehej nga stërvitja. Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.

Ora 13:39
Atentati në Shkodër/ Shënjestra kampioni i boksit Arjon Kaloshi, vëllai i të kërkuarit Arlind Kaloshi! Incidenti në finalen e vitit 2021

Moment nga përleshja e ekipeve pas finales së boksit, ku ishte pjesë edhe Arjon Kaloshi, i shpallur kampion

Arjon Kajoshi, që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit me armë zjarri sot (7 Shtator) në Shkodër teksa lëvizte me makinën “Range Rover” të babait të tij Sokol Kajoshi, nuk është emër i panjohur.

Ai rezulton se është boksier i ekipit të Vllaznisë së Shkodrës dhe i shpallur kampion në vitin 2021 në një finale të shoqëruar me incidente, përleshje fizike mes dy ekipeve dhe grupeve, si dhe me akuza e polemika të ndërsjellta.

Ngjarja ka ndodhur më 19 Shtator 2021, në pallatin e sportit të Shkodrës, teksa zhvillohej finalja e boksit në ring mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, për peshën deri në 75 kg. Pasi Kajoshi u shpall fitues, ka pasur konfrontim të tifozëve e boksierëve të të dy ekipeve, në parketin e pallatit të sportit.

Shkak i dhunës u bë mosdakordësia e trajnerëve dhe boksierëve të Tiranës, me shpalljen fitues të boksierit Kajoshi të Vllaznisë. Por pamje të tilla kanë shqetësuar atëkohë edhe kreun e Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, i cili mori përgjegjësitë dhe njoftoi vendimin e tij në profilin në Facebook, se do largohej nga detyra me dorëheqje, si “pasojë e incidenteve të ndodhura”. Pati edhe akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe boksierëve, ku njëra palë akuzonte tjetrën për fyerje, sharje dhe madje manipulim të rezultatit.

Sulmi me armë ndaj makinës së Kajoshit ndodhi sot (7 Shtator) në Shkodër dhe zanafilla daton më 3 Qershor 2024, kur pas sherrit për parkimin është dhunuar me pasojë plagosjen 62-vjeçari Vladimir Bruçi. Burime zyrtare nga policia thanë pas ngjarjes, se 6 persona janë përfshirë, njëri prej të cilëve në pranga dhe 5 në kërkim. Mësohet se i arrestuari ishte Edmond Sakicaj.

Ndërsa në kërkim u shpallën Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi (për të cilin besohet se ka ndodhur atentati sot, me motiv hakmarrjen), Samuel Troshani dhe Alban Bruçi, ku ky i fundit dyshohet se është edhe autori i dyshuar i atentatit të sotëm.

Një tjetër çast nga incidenti i muajit Shtator të vitit 2021 në Shkodër
Ora 13:34
Shkodër/ Plumbat ndaj automjetit të drejtuar nga Arjon Kajoshi, policia identifikon autorin (EMRI)

Policia ka mundur të identifikojë autorin e atentatit të dështuar ndaj Arjon Kajoshit sot në lagjen Partizani në Shkodër.

Bëhet fjalë për Alban Bruçin i cili është shpallur në kërkim. Kjo ngjarje mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arjon Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Bruçin. 

Ora 13:32
FOTO/ Kush është Arjon Kajoshi, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër

1725708802_arjonkajoshi.JPG

Ky është  Arjon Kajoshit, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër në lagjen Partizani. Ai po drejtonte automjetin tip Range Rover në pronës të babait të tij, Sokol Kajoshit, kur u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës.

Pas të shtënave Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe iku me vrap nga vendngjarja. Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arjon Kajoshi.

Ai është kampion boksi, duke qenë profesionist në këtë sport, me 14 ndeshje të luajtura të cilat i ka fituar.

"Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale  në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit). Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen "Partizani"  u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit "Land Rover" në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se: Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sqarojmë se shtetasi A.B  nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/09/2024 12:05

    Respekt pēr Sefer Daja kjo tregon qē Shqipria ka zotni njerēz me dinjitet e me kultur tē lart si Sefer Daja. Por fatkeqsisht Shqipria ska shtet. Po ka vetēm korupsjon e vjedhje. Ti shiko komentusit vetēm benzin nē zjar hedhin. Po merni mor njerēz shēmbull nga Seferi toleranca e respekti sjan dobēsi por kultur e dije e lart. Zoti i bekoft Shqiptarēt , falemnderit Sefer tē uroi gjith tē mirat e zoti tē dhēnt shēndet mor zotni njeri.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 08/09/2024 09:12

    Duke lexu kto komente( kryesisht nga shkodran), e kupton pse Shkodra ësht qytet i kriminalizuar!!! Po si ore , nuk thot kush në kto komente, që të ndalet sherri e të shtrihet dora e pajtimit sa nuk ësht trash shum zullumi mes 2 palëve??? Po të gjith duke i shti "xixat" palës tjetër!!! E ndodh ajo që thuhet se nuk të vret kundërshtari, po OPINIONI!!! E ngjarjet kriminale në Shkodër e vërtetojn këtë!! Ndaluni o shkodran! Shtrini dorën e faljes! TRIMAT FALIN!!!

    Përgjigju
    • Qytetari: 08/09/2024 10:02

      Ma bukur se ke fol ska ku shkon, kto bq ktu ne komente sjan burra por kurva si merren me fjal me pa vetem keq

  • Shkoder Loce: 08/09/2024 01:28

    Per cdo dite hapet nji gjak i ri n Shkoder. Ska ken naj her me keq se itesh. Jan ba i lamsh bandat nder vedi. Shume gjaqe me u la, shumica te fresketa te 2-3 viteve t fundit. Zoti i rujt ata djem t ri qe kan ik prej atij vend me ba jete qete e me kriju familje, se Shkodra a degradu komplet, nqs rrin aty duhet o me u ba legen me i hap rrugen tanve ose me i qr me ba lufte me ke t dalin para e me prish jeten. Po permendi vetem Shkodren se aty kam le, po tan Shqipnia asht keshtu.

    Përgjigju
    • E drejte: 08/09/2024 10:04

      E ka marr dreqi kyt vend ska as rend as siguri vetem fjal intrigaaaa per 1 muje jan hap 4 gjaqe ne Shkoder gja si ska ba vaki naj here

  • Shkoder: 08/09/2024 01:21

    Ngjarja ka ndodh per hakmarrje per rramjen e Ladit. Po a din kush mem tregu te ngaterresa me mi nda dy grupet, se mesa di un pervec Ladit e Albanit e Arlind Kajoshit, kto tjeret per ke kan nderhy Samet Halluni, Izmir Sakica, Edmond Sakica, Samel Troshani kto katert a din kusb me ma shpjegu a kan ken tan kundra Albanit e te atit, a po naj njeni ka ken me to?

    Përgjigju
    • Per shkodren: 08/09/2024 10:23

      Me ca kam ni vlla kane ken 1 kunder 5 Kunder albanit tan kto Dhe sherri ka ken me ed sakicen dhe nsherr i ka fut pjerini asht e vertet Por si kuptoj kto tj pse kane hi nsherr kot pa pas pune kush me to

    • D.b: 08/09/2024 08:14

      Albania Ka kenë me kyt Hallunin. Kta të tjert bashk. I Ka fut ne ngatrres Pjerin Bitani.

  • beni: 07/09/2024 23:03

    vrriten perdite,,a kane familje keta kriminele te ndyre

    Përgjigju
  • dobrac: 07/09/2024 22:02

    ti eri do tjesh eri stankaj

    Përgjigju
  • Race Dobracit: 07/09/2024 18:15

    safeti e ka rrallen e kyt here ska blind qe pshton. Behari tu e shajt ne burg

    Përgjigju
    • eri: 07/09/2024 21:52

      safeti e ka rrallen normal ska ku shkon

    • Dobraci: 07/09/2024 18:37

      Safetin ska kush e pshton ma per ket jet

  • Itali: 07/09/2024 18:12

    Tan kalorsit nji perfumin kane

    Përgjigju
  • Popull: 07/09/2024 18:06

    Shkurt ka ik per lesh ky vend.Pastaj Rama u ben thirrje emigranteve kthehuni se ktu esht bukur.Ktu esht ferri ne tok,pasiguri,vrasje,grabitje,kaos kudo.Askush nuk mund te bej asgje kunder mafias ne pushtet.

    Përgjigju
    • Doktori: 07/09/2024 19:09

      Edi rama jep leje per xhamat e zinj te makinave sikur eshte ne Japoni jo ne Shqiperi qe ska nje kamer per identifikimin e targave... drejtimi i duhur hahaha

  • AltinTop: 07/09/2024 16:17

    Ne lagjen Rus jane te Hamasit..kurse ne Kiras jane te Hezbullahut

    Përgjigju
    • Shkodrani: 07/09/2024 19:08

      Mozo ma keq krejt shkoder locja. Shyqyr qe u mblodhem tek ky postim se na kishte marre malli per pak chat.

  • Trimat: 07/09/2024 16:15

    Keta qe e kritikojne perse iku me vrap kur e gjuajten me arme dua ti shikoj sa trima jane kur plasin fishekzjaret , lere pastaj para grykes se armes

    Përgjigju
    • CaBone: 07/09/2024 18:08

      Respekte. Mos fol mo se e prish fare. Ata hikin kur lefin qent e jo me Fishekzjarret. Se te tyta vogel ka ndalu zemra para 4 oresh.

  • Beni: 07/09/2024 15:32

    Ky duket djale pozitiv,nuk e njoh.thjeshte pershtypja ime

    Përgjigju
    • Naqja: 07/09/2024 23:27

      Ti qytetari nuk je xane ndonjiher per parkim apo pse po me shiqon shtremt a? Ne cil qytet jeton moj naqe.

    • Beni: 07/09/2024 23:19

      Ca te thot Beni,nuk jam nga Shkodra.Vetem me vjen keq si jemi bo kshu,nuk dim me u sqaru me fjale

    • Qytetari: 07/09/2024 19:10

      Me qene djali i mir nuk zihen per nje parking

    • Laçiani: 07/09/2024 18:24

      Beno! Me dalë djalë i mirë korit babain,dhe xhaxhain vrasës dhe grabitës Beno!

    • Mamurras: 07/09/2024 16:27

      Djal i mire e djal i keq t keqen sta harron kush nket jet Mvjen keq po kur ja bake per borxh tj ti jepka gzhojat ndore

  • Turi: 07/09/2024 15:14

    Zanafilla e te gjitha vrasjeve ne vendin tone eshte nga cmenduria qe ka kapur njerezit dhe nga opinioni qe i detyron te kryejne vrasje sepse ne rast te kundert shoqeria nuk i pranon dhe kjo eshte vertet per te ardhur keq sepse po shuhen fise te tera nga hicja

    Përgjigju
  • I.L: 07/09/2024 14:46

    doka mi ngja babs(enverit)po nk a per ket sport tbajn njat burg e xen mend mrapa

    Përgjigju
    • Shkodra: 07/09/2024 18:15

      Se mos je tu shkru ti kopili enverit me nane ku*v Emanuel

  • xhebiej.S: 07/09/2024 14:19

    edhe sportist breksier edhe meja fuuut vrapit, mos bre burr

    Përgjigju
    • Mamurras: 07/09/2024 15:17

      Si mar arlind ja fut vrapit der dje je hap

  • O alban: 07/09/2024 14:16

    Bane do gjujtje kot sa me than mora hakun se ske beth me vra ken ti me dasht e kishe vra se perdit i ke tu u sjell tan . Po se ke te gjat ke me e hanger nga se pret Tesh shko ban nej vit burg se e ke te nevojshme

    Përgjigju
    • Hasmi albanit: 07/09/2024 21:53

      Te jet per gjujtje kot Ky djali ka dal pa kapuc pa doreza Vetem n12 dits tek pulle n kemb Per me la hesapet e veta me trg qe sduhet me i ra nqafe kerkujt

    • O ti alban: 07/09/2024 21:50

      Me ca po shof po doni me i dal zot tshtremtes Do dalin kamrat shume shpejt dhe do tdalin e verteta qe jane gjujt mbi 7/8 pluma drejt tij dhe ky djali ka ken me arme nbrez dhe ka ik vrap Nuk jam pro vrasjevev ama ca kerkon do gjesh Te behet mesim se nuk preket familja kerkujt

    • O ti shoku prezent: 07/09/2024 21:25

      Po ca thu ma vlla kto jane i ke ngujum han e zaman

    • O ti shoku qe ke ken prezent dimek: 07/09/2024 19:38

      Me pas dasht me vra ken ky i ishte afru e fut kres se perdit tu sjell me makina e tu nderru tan lokalet e shkodres i ke . Me dasht me vra i afrohet e ja fut kres . Jo me gjujt ne tym kot

    • Fratee: 07/09/2024 18:19

      Del e thuja ner sy e shife vedin ne stam golem neser

    • Dudas: 07/09/2024 17:52

      Ma vlla kam ken i ulun nlokal perball ku ka nodh ngjarja E di me than se ka ken i veshun me t zeza ky djali edhe sja trem syni asnji sekond Ky djali tj zeshkan ka dal e ja ka fut vrap

    • Haha: 07/09/2024 16:26

      Gjutje kot e plot une kam ken prezent e kam pa me syt e mi ky djali mbi 6 her i ka gjujt e kta ja kajn fut vrapit Ktij djalit sja trem syni

    • Lac: 07/09/2024 14:56

      Hallall tqofte o alban djali Se diten per dill vetem tek pulle qet pushk

    • Kirasii: 07/09/2024 14:53

      Jet gjati s bahet jet shkurt Po ska gja tash kalo nlist numri tj

    • Kuksi: 07/09/2024 14:43

      Nuk ke si me i vra kur trimat ikun vrap lajn makinen nez e ikun Une nven si me ik me makine spo i kuptoj pse me ja fut vrap

  • Lagjia iliria: 07/09/2024 14:01

    Pse nuk e vrat kta djem t kqi se meritojn me jetu boll ju kan ra nqafe njerzve

    Përgjigju
    • Livade: 07/09/2024 17:54

      Kam ken me makine skam pas simpati per kyt djali po i lumt dora se kto e kan meritu hallall

  • Kuksi: 07/09/2024 13:55

    Tash kush e ka rradhen elmedini apo izmiri

    Përgjigju
    • Riri: 07/09/2024 17:55

      Po cfare izmirin mor aman mos i permen emrin se e ban trim pa ken E kam rra shputa dikur e ska ba za ka qa e ka ik

    • Sarrreq: 07/09/2024 16:47

      Per @Njeni n parruce Kan harru me tpyt ty si me ja vu emnat fmijve t’vet! Hajde o ‘nish’ , jepi vedit po kujdes mos te kputet peni i leshit! Shnet!

    • Njeni n parruce: 07/09/2024 14:26

      Emra shqip skane mujte me i vu prinderit ktyne njishave?

  • Moska: 07/09/2024 13:52

    Pushka top tu baft bruç se kshu e meritojn kto qe hapen bethsh si trima

    Përgjigju
  • Dobraci: 07/09/2024 13:41

    Ahahahha ku jeni trima futnja vrapit

    Përgjigju
    • o dobraci: 07/09/2024 13:59

      trimat para plumit i ke te tshumtit

  • kirasi: 07/09/2024 13:27

    mas veshit e ke ma izmir sakica

    Përgjigju
    • Per Erushin: 10/09/2024 15:13

      Asmeri ndeji ktu nuk kerkoj azil kund shoku

    • O er djali: 08/09/2024 14:23

      Asmeri donte ta shkatrronte ibrahimin me shtet e me intriga, e jo si burre, kur erdhi puna te spaku I futi gishtin shteti asmerit. Sot asmeri esht n burg dhe braqja n qarkullim, kur te dal asmeri dihet se ca e gjen

    • O eri: 08/09/2024 10:03

      Se kush kujt i ka ardh hakut e din shum pak persona o njish, me ken kishte ik asmeri prej shqipnie jo brahim llici.

    • @poMiri: 08/09/2024 09:05

      Kush jane cunat e istitutit?

    • Po miri: 08/09/2024 00:27

      Fiks vlla, I.l ka shoqeri me cunat e institutit qe ngrejn ne ajer gjith shqiprin, as tan hoxha as klodiana lala nuk ka byth qe ti permen, kush I njef e di mir per ke po flas, as shullazi ska byth me ata

    • miri: 07/09/2024 16:20

      nuk e di pse e permend i ate sallaksin po ai u ka pas fshe te fusha aviacionit ne tirane aty rrinte. di te them vec kaq qe nje fjale te piset nuk fliste sa per te tjerat e ka tregu veten kush eshte. njeri me shajt ska sha kurre ne jet te vet rrugecrit e dobracit do e marin pergjigjen. po i.l vec me shoket qe ka ne tirane e ben dovracin dhe shkodren plur a i njofni njerzit ju a flisni kot. te fala beharit se eshte bo bashkpuntor vec enverin thot ma shpetoni ju hengsha mutin prokuroreve ja ka fut safetit dhe ilirit

    • Eri: 07/09/2024 15:13

      Hahahahah o asmer tan jeten je tall me muhon e hakut I ke ardh , vec sallaksi te ka ba me fol me vedi ta ka hup cokun

    • o KIRASI: 07/09/2024 14:59

      Albani me izmirin kan me taku lisin shpejt, nuk diskutohet

    • KIRASI: 07/09/2024 14:36

      E ku je Muho egersina i tmerrshem je ,namin ban prej n telefon

  • Ani: 07/09/2024 13:22

    Hahhaha si ikun trimat me vrap kur kercet pushka hahhahah kur sta ban mas I hin asaj fushe maj nafak

    Përgjigju
    • O kirasi: 07/09/2024 17:17

      Kujdes mos hyn ti pa rradh ose shokt e tuj qe paske perzemer

  • kirasi: 07/09/2024 13:19

    e ku je alban bruçi si po e ban at ven terror

    Përgjigju
    • livade: 07/09/2024 13:39

      nuk bahet terror tu gjujt gomat e makins edhe me ik sa me than mora hakun e babs se ashtu ta rrahin prap

  • Shkoder 1: 07/09/2024 12:57

    Cne shkodra kshu, se aty spara gabojn. Nuk dalin huq

    Përgjigju
    • Per ty hahaha: 07/09/2024 18:23

      Normal se kur ja fusin vrap nturm ska ca i ban kush Se 6 pluma e ma shume kan gersit sot

    • hahah: 07/09/2024 17:38

      po asht dor e lodhun

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë