Aldi Zonja është një prej anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u arrestua pas operacionit të SPAK dy ditë më parë. 37-vjeçari, siç mësoi edhe Report Tv, kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
Gjatë kësaj kohe dyshohet se ai ka krijuar edhe lidhjet me trafikantët për të organizuar këtë skemë të mirëfilltë të trafikut të kokainës.
37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe si një prej anëtarëve të këtij grupi, shfaq në rrjetet sociale një jetë luksi. Jakuzi në breg të detit, ski, pjesë e dasmave të shtrenjta, nga ku ka ndarë edhe një foto me Artion Çaushllarin. Edhe ky i fundit ka rënë në pranga dhe është pjesë e kokave kryesore të grupit që drejtonin skemën e trafikut.
Ndërkohë, nga operacioni i SPAK në pranga ra edhe Baki Huqi, 43 vjeçar. Ai rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën. Huqi, foton e të cilit ka arritur ta sigurojë në ’97-ën, Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë.
Ndërkohë, në vitin 2013, Baki Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas, në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57 vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, Huqi rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.4%
-
Jo
11%
-
S'do votoj
8.6%
Vota total: 767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Megaoperacion ‘Anti-mafia’ në Brescia/ Shkatërrohen disa grupe kriminale për trafik droge në lidhje me Ndrangheta-n, mes arrestimeve dhe disa shqiptarë (VIDEO)
1 Prill, 10:29
-
Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan (VIDEO)
29 Mars, 14:38
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Itali/ Trafikonin kokainë dhe hashash të fshehur mes ushqimeve, çmontohet organizata me 14 anëtarë, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë e 120 mijë euro cash
15 Mars, 17:34
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
10 Mars, 12:54
-
Trafik droge, vjedhje dhe dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë! Ishin në kërkim
7 Mars, 15:14
-
Trafik droge drejt Greqisë, sekuestrohen 90 pasuri të kreut të bandës, Kristo Qirici dhe 2 anëtarë! Mes tyre hotele, 2 vila në Palasë, biznese dhe 39 llogari bankare (LISTA)
6 Mars, 12:17
-
Zbulohet si hyri në 2011 në Ekuador Dritan Rexhepi dhe aleanca me mafien italine
6 Mars, 08:55
-
Shisnin drogë në Angli, lihen në burg tre të rinjtë shqiptarë! Paratë e fituara i 'kthenin' në ora Rolex dhe veshje firmato
5 Mars, 09:24