FOTO/ Ky është 29 vjeçari nga Shkodra Aldo Manjishta! I akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës

FOTO/ Ky është 29 vjeçari nga Shkodra Aldo Manjishta! I akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës

1691321928_aldomajnishta.jpg

Policia kishte informacione se Aldo Manjishta i akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës,qarkullonte me dokumente të një shtetasi tjetër.

Ata kanë shkëmbyer informacionet në kohë ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë

29 vjeçari lindur në Shkodër, në momentin e arrestimit nga autoritetet kosovare, ka paraqitur pranë tyre, dokumentet e një shtetasi tjetër por pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte Aldo Majnishta.

Njoftimi i plote i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”.

Operacioni, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve mbi vendndodhjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, me qëllim kapjen e tyre, si dhe në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për përmbushjen e këtij qëllimi, të zhvilluara dhe me partnerët ndërkombëtarë, është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i koduar “Pengmarrja”.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë,  me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P.

-Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Arrestohet në Kosovë Aldo Majnishta, i akuzuar si njëri organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës! 29 vjeçari nga Shkodra përdorte identitet tjetër


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar