Një ditë më parë kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani u kërcënua me jetë nga vëllai i ish-rivalit të tij në zgjedhje, zbardhet zanafillla e këtij konflikti që ka si pikënisje një lokal të shembur pranë liqenit në qendër të bashkisë së re.
Shqiptarja.com ka siguruar foton e lokalit, i cili tashmë është prishur nga IKMT, në pronësi të Rajan Qamil Tafanit, 31-vjeç. Ky i fundit i zuri pritë me armë një ditë më parë kryebashkiakut, ndërsa i kërkoi si dëmshpërblim 300 mijë euro.

(Lokali i shembur pranë liqenit të Belshit)
Shqiptarja.com ka siguruar urdhrin e sekuestros nga përmbarimi të këtij lokali dy katësh me kërkesë të një banke të nivelit të dytë, i cili prej vitesh ishte i bllokuar për shkak të kredisë si dhe vendimin për shpronësim të këtij objekti në vlerën rreth 2 milionë lekë të reja.

(Vendimi për sekuestrimin e lokalit dy katësh pranë liqenit të Belshit)

(Vendimi për shembjen dhe shpronësimin e lokalit në vlerën 2 milionë lekë të reja)
Nga ana e saj, Bashkia e Belshit ka sqaruar se prishjet e ndërtimeve buzë liqenit janë bërë me vendim të Këshillit të Ministrave për rikualifkimin urban të qendër të qytetit dhe lokali në fjalë prekej pikërisht nga ky vendim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO