Evi Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e Partisë Demokratike, rrëfeu në "Frontline" prapaskenat e ngritjes së Kryesisë së PD-së gjatë Rithemelimit të Sali Berishës.
Aktivistja, e cila asokohe mbështeti Berishën pa rezerva, pretendon se Belind Këlliçi ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, për të fituar një vend në Kryesi.
"Kam ruajtuar votat e Këshillit Kombëtar. Kam ruajtuar votat e Kryesisë, kur është bërë Kryesia. Oerd Bylykbashi është bërë nënkryetar vetëm prej meje. Atë ditë unë kam qenë në Nju Jork dhe i kam dërguar tekst çdo kryetari dege të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë, ditën e votimeve. Ndërkohë që vazhdoja i thoja Berishës mos e fut Këlliçin, se Këlliçi ka manipuluar votat dhe Oerdi e dinte që duke fuqizuar Këshillin, duke futur njerëzit e vet 40-50 veta, dhe prandaj doli më i votuari meqë ra fjala, ne e dinim që do merrte pozicionin e nënkryetarit. Kam qenë unë kam thënë kjo ka ndoidhur dhe ky është Luli Basha numër 2 dhe pas asaj ai më hodhi në gjyq",- tha Kokalari.
Lajmi kryesor:
Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Evi Kokalari për Report TV: Nëse s’manipulohen zgjedhjet, Berishën e mund 100%! Kryetari ‘në hije’ është Shkëlzeni, çdo gjë kalon përmes tij












