Shkëputja e këtij shkëmbi që duket në foto nga lartësia e malit në Torovicë të Lezhës, shkaktoi tre viktima anëtarë të të njëjtës familjes. Automjeti tip fuoristradë ku udhëtonin dy vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi si dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre, Alda Gjergji u godit dhe u zu poshtë nga shkëmbi.

Zona njihet për shkëputjen e gurëve vazhdimisht, ndërsa reshjet e shiut gjatë kësaj të shtune kanë nxitur edhe rënien e këtij shkëmbi i cili shkaktoi një bilanc tragjik për familjen Zefi nga Balldreni i Lezhës. 
shkembi
(Shkëmbi që shkaktoi tragjedinë në Lezhë)


Ja si ka rrëshkitur shkëmbi nga maja e kodrës dhe zuri fuoristradën poshtë në rrugë (Foto me lëvizje)

(Foto me lëvizje, kodra nga u shkëput shkëmbi dhe zuri makinën)