Fotografia e një ushtari izraelit teksa tenton të arrestojë me forcë një 11 vjeçar palestines të plagosur në krahun e majtë në Bregun Perëndimor ka marrë një vëmendje të veçantë në rrjetet sociale si dhe mediat botërore.
Në foto duket ushtari izraelit teksa me njërën dorë ka kapur 11 vjeçarin për fyti dhe në dorën tjetër mban një armë. Sipas babait të të miturit Bassem Tamimi, fotografia është bërë gjatë një proteste kundër ndërtimeve izraelite.
Ai ka rrëfyer se fotografi të tilla shkrepen gjatë protestave për t’i postuar më pas në faqen e quajtur “Nabi Saleh Solidarity”.
Ndërsa ushtria izraelite e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se protestuesit kishin goditur ushtarët me gurë dhe sende të tjera.

Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com