Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka bërë një ndalesë përkujtimore në jug të Shqipërisë, në zonën e Këlcyrës, pranë varrezave të ushtarëve grekë.

Foto u postua nga bashkëshortja e tij, mjekja Natasa Pazaïti, e cila shpërndau në rrjete sociale.

Në përshkrimin që shoqëronte foton, Pazaïti shkruan: “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates.

Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.” 

Mesazhi është tipik për narrativën e Athinës për varrezat ushtarake greke në Shqipërinë e jugut, të cilat prej vitesh kanë qenë mollë sherri mes Athinës dhe Tiranës./Tema

Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe bashkëshortja e tij Natasa Pazaïti