FOTO/Lapsi.al vjedh lajmet 
​ekskluzive të Shqiptarja.com

Portali Lapsi.al nuk ndalet së vjedhuri lajmet ekskluzive të Shqiptarja.com.

Si të mos mjaftojë kjo vjedhje ditën për diell, portali shkon edhe më tej duke manipuluar lexuesit me logon “Ekskluzive” të këtyre lajmeve të gazetarëve të Shqiptarja.com dhe Report Tv, të cilat i quan të vetat.

Më konkretisht, në dy ditët e fundit, Lapsi.al ka vjedhur lajmin ekskluziv të Shqiptarja.com dhe Report Tv “KLD i refuzoi gjyqtares që u vra nga burri kërkesën për ndihmë”. Pikërisht këtij lajmi, editorët e Lapsi.al thyejnë çdo kod dhe etikë profesionale, duke e quajtur ekskluzive të tyre punën e të tjerëve.

Lajmi tjetër i vjedhur nga Lapsi.al është një ekskluzive e Shqiptarja.com në numrin e sotëm, 6 shtator 2017: “Vettingu/Ja 68 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që po hetohen”.

Përsa kohë vjedhja e lajmeve është tashmë një praktikë e zakontë në mediat shqiptare, sidomos ato online dhe kur nuk ka mekanizma institucional për të drejtën e autorit, shpresojmë që Lapsi.al të ndërgjegjësohet dhe minimumi që duhet të bëjë, të citojë burimin nga e ka marrë lajmin. 

vettingu
(Lajmi ekskluziv në Shqiptarja.com)

lapsi
(Lajmi i vjedhur nga lapsi.al, nuk citohet burimi)

shqiptarja
(Lajmi ekskluziv në Shqiptarja.com, 4 shtator 2017)

lapsi
(Lajmi i vjedhur nga Lapsi.al ku është shënuar ekskluzive)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025