FOTO/“Zeqir Ymeri” nën dëborë,
rrezikohet sfida Kukësi -Laçi

FOTO/“Zeqir Ymeri” nën dëborë,<br />rrezikohet sfida Kukësi -Laçi
Kukësi do të presë sot në në orën 14:00 ekipin e Laçit në sfidën hapëse të javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët kanë vënë në pikëpyetje zhvillimin e këtij takimi për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës në ditët e fundit të cilat kanë përfshirë edhe stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Tapeti i këtij të fundit është zbardhur totalisht së bashku me shkallët dhe ambjentet përreth saj. Përgjegjësi i klubit kuksian, Jonuz Hallaci, ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se puntorët e stadiumit janë duke punuar me intensitet që fusha të jetë gati për të mirëpritur sifdën e drekës. 

fush
(Fusha e mbuluar nga dëbora)

Përtej pastrimit të borës, problem mbeten temperaturat e ulta të cilat e ngrijnë menjëherë tapetin artificial të fushës, duke u bërë pengesë serioze për futbollistët e të dyja skuadrave. E veçantë në këtë sfidë do të jetë fakti që ndeshja do të luhet me top të kuq për tu bërë më i dallueshëm për lojtarët.

Sfidat e tjera që do të vijojnë po sot, janë Luftëtari – Skënderbeu po në orën 14:00 ndërsa Vllaznia – Korabi dhe Flamurtari – Teuta në orën 17:00. Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është caktuar të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

fusha
(Puntorët në luftë me kohën për të bërë gati fushën)


Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve