Është pikërisht klubi i Tiranës i cili ka bërë denoncimin e rradhës për tifozat e Partizanit pas dëmeve të shkaktuara gjatë pjesës së mbetur të derbit ditën e sotme.

Sipas një deklarate në faqen zyrtare të tyre në Facebook, Tirana ka shprehur indinjatën e saj ndaj gjëndjes së krijuar e cila po përsëritet në mënyrë të vazhdueshme shoqëruar me sjellje antisportive në dëm të klubit bardheblu.

Ata kanë postuar edhe foto të cilat tregojnë shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të stolave në përfundim të ndeshjes.

stola
 (Stolat e thyer në sektorin e tifozëve të Partizanit)

stadium
 (Stolat e hedhur nw tokë nga tifozët e Partizanit)

Sipas tyre, numri i stolave të thyer nga “Ultras Guerrils” në tre sfidat e fundit shkon deri në 500 copë. Më poshtë deklarata e plotë e Klubit Tirana.

TR

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com