Një masiv shkëmbor është shkëputur nga 100 metra lartësi dhe ka rënë mbi një banesë në fshatin Xibër të Matit ku për pasojë është plagosur rëndë 53-vjeçari B. T.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në lagjen “Mali i Zi”, në fshatin Xibër-Murrizë.
53-vjeçari ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit dhe është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Nga rënia e masivit shkëmbor është çarë muri i banesës në të cilën ndodhej gjithë familja, por fatmirësisht nuk ka të plagosur të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Masivët shkëmborë të rënë te një shtëpi në Mat
/Shqiptarja.com

Er.K/Shqiptarja.com