DURRËS- Dy luftanije të marinës turke kanë cekur Portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës njofton se dy luftanijet e marinës turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli GaziHasan Pasa”, ndodhen të bregëzuara në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, publikuar në rrjetet sociale, “Anija “TCG Bayraktar”, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit “Bayraktar” të marinës turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit, për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.
“Luftanijet e klasit “Bayraktar” janë të destinuara kryesisht për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve, ndërsa misionet e tyre dytësore përfshijnë ndihmën humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, si dhe ndihmën e transportin për qëllime mjekësore. Kjo anije është 139 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë. Ndërkohë “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” është një nga katër anijet e klasit Rhein: Elbe, Donau, Isar dhe Ruhr të cilat iu transferuan marinës turke në vitet 1980”, bën me dije Autoriteti Portual Durrës.
“TCG Cezayirli Gazi Hasan Paşa” ka një gjatësi prej. 98 metra dhe gjerësi rreth 12 metra. Aktualisht këto anije luftarake përdoren kryesisht për qëllime stërvitore të Akademisë Detare Turke, por edhe në shërbim të Forcave Detare Turke. “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa” vizitojnë vendin tonë për një qëndrim gjashtëditor, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët në det të hapur në funksion tē programeve stërvitore të Akademisë Detare Turke”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.
G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
"Prindërit nuk justifikohen! Institucionet reagojnë me vonesë!" Tushi për rastin e 3 fëmijëve në Durrës: Gjyshja bëri gjënë e duhur, nëna ta shohë problemin te vetja
12 Janar, 17:53
-
Rasti i 3 fëmijeve në Durrës, Ponari për Report TV: Është vetëm maja e ajsbergut!
12 Janar, 17:33
-
Tomor Harizi emërohet Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
12 Janar, 13:19
-
Pas ndalimit të reshjeve të shiut, bie niveli i lumit Ishëm! Uji tërhiqet edhe nga tokat bujqësore
12 Janar, 11:20
-
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna për Report Tv: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne! 3 të miturit me zgjebe, nëna mban kujdestarinë
12 Janar, 09:55
-
E rëndë në Durrës/ 3 të mitur gjenden të braktisur në banesë nga e ëma, 3 ditë pa ngrënë dhe 1 muaj pa shkuar në shkollë! Vihet nën hetim 33-vjeçarja, zbardhet dëshmia e saj (FOTOT+VIDEO)
11 Janar, 20:46
-
Durrës/ Në kërkim për mashtrim e shpërdorim detyre, dy të arrestuar
11 Janar, 14:44
-
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe/ Rrugë të bllokuara, toka e banesa të përmbytura dhe evakuime nga zonat në rrezik
11 Janar, 13:27
-
Oborret e banesave të ‘mbuluara’ nga llumi, dëmet e përmbytjeve në Katund të Ri
10 Janar, 12:13
-
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet kundër Sakos: Po pastronte plehrat me ujin deri në gju! Apel për ndihmë (VIDEO)
10 Janar, 10:43
-
Përmbytjet në Durrës, evakuohen 848 banorë! 2800 hektarë nën ujë në Sukth e Katund të Ri, dëme në 1453 banesa
10 Janar, 10:39
-
Përmbytjet e Durrësit, Sako iu përgjigjet akuzave të opozitës: Të dy hidorvorët në punë, nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë
10 Janar, 09:06