Foto/ Meta përshëndet me 2 gishta
Berishën: Mi bëni të fala "doktorit"

Foto/ Meta përshëndet me 2 gishta<br />Berishën: Mi bëni të fala
TIRANE - Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur dhe kujtuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, në mungesë të këtij të fundit për shkak të ardhjes së tij me vonesë në seancën e sotme.

Edhe pse seanca e sotme parlamentare është mbyllur në një kohë rekord prej 15 minutash, Meta në përfundim të saj ka përshëndetur Berishën duke i kërkuar demokratëve të djathtë t’i dërgojnë të fala në protestën e sotme.

"Ju vazhdoni me mitingun mua në zyrë me keni. Përshëndeteni edhe Doktorin. Mirupafshim seancën tjetër do ta njoftojmë në media." tha Meta. 

Po ashtu kur Meta është larguar nga seanca ka ngritur edhe dy gishtat, simbol i Partisë Demokratike duke dërguar edhe një herë përshëndetjen për “doktorin” në mungesë të tij në këtë seancë.  

meta

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë