TIRANE-Njeriu që terrorizoi qytetarët mbremjen e djeshme quhet
Kataldo Lezhja. Ai njihet si mik i të fortit të rrugës ‘Myslim Shyri’,
Gjergj Cukali. Lezhja i shpëtoi Policisë duke ikur me vrap, ndërkohë që është shpallur në kërkim.
Kataldo Lezhja është 25 vjeçari që terrorizoi Tiranën mbrëmjen e së premtes. Duke përdorur një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe i armatosur, Lezhja ka kërcënuar disa qytetarë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rugës "Mujo Ulqinaku" dhe Rrugës së "Kavajës" ku Kataldo Lezhja bashkë me një person tjetër të quajtur B.K kanë kërcënuar qytetarët me armë zjarri. Një qytetar ka telefonuar i alarmuar sallën operative të Policisë së Tiranës, duke denoncuar se persona të armatosur kanë kërcënuar disa qytetarë në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet.
Telefonata ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit e cila është nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.
Në ndjekje të makinës "Alfa Romeo" u vendosën forcat ‘Shqiponja’. Blutë ndoqen per disa minuta automjetin e denoncuar nga qytetari, ndërsa disa minuta më pas makina u gjet e braktisur mbi trafikndarësen e rrugës. Autorët ishin larguar ndërsa janë shpallur në kërkim nga policia.
Nga kontrolli i makinës, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskot. Ndërkaq, vijonë hetimet për identifikimin e autorëve.
[gallery]19991[/gallery]
Kataldo Lezhja është mik i ngushtë i Gjergj Cukalit, i cili njihet si i forti i rrugës "Myslim Shyri".
Lezhja përveçse miqësisë që ka me Gjergj Cukalin është person me precedent pebal. Ai është dënuar disa herë për plagosje dhe dhe vjedhje.
Vetëm në vitin 2015 ai është arrestuar dy herë nga policia në Tiranë. Në njërën prej tyre Lezhja ka plagosur dy persona për vendin e parkimit. Ai është arrestuar edhe 2 herë të tjera në vitin 2013, po për vendin e parkimit.
Tashmë Kataldo Lezhja është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës dhe akuzohet se ka kërcënuar disa qytetarë, por edhe për armëmbajtje pa leje.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!
20 Maj, 16:05
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
Nga Kasandër Noga tek Gjergj Cukali, ja 50 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut
19 Maj, 22:50
-
Atentatet ndaj biznesmenëve Gjon Mena e Artion Bylyku, SPAK kërkon 25 vite burg për 'të fortin e Myslym Shyrit' Gjergj Cukalin
12 Prill, 11:36
-
Atentati ndaj Gjon Menës, GJKKO nis gjykimin! I penduari i drejtësisë: Cukali na premtoi 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit
19 Tetor 2022, 10:17
-
Tritol biznesmenëve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, kanosje gjyqtarit dhe bazë armësh në mes të Tiranës! SPAK çon për gjykim të 'fortin' e Myslym Shyrit dhe 11 anëtarët e bandës të tij
13 Maj 2022, 16:39
-
Report TV siguron dosjen e operacionit 'Kompleks', dëshmia e të penduarit: Shënjestra e sulmit me eksploziv ishte Domart Konjari, por në makinë u ndodh i kunati
4 Prill 2021, 15:32
-
U premtoi 30 mijë euro, por u dha vetëm 2 mijë! Kushërinjtë 'shesin' Gjergj Cukalin: Ai porositi tritolin ndaj biznesmenit Mena! Lihet në burg
26 Shkurt 2021, 09:58
-
I vunë tritol në makinë biznesmenit në Kamëz, arrestohen autorët! Mes tyre i forti i 'Myslim Shyrit' Gjergj Cukali, dyshohet si porositës i atentatit
24 Shkurt 2021, 18:58
-
Pezullohet hetimi për vrasjen e ish-policit Bilali, shpëtojnë Cukali, Xhabafti dhe Xhetani
8 Korrik 2020, 12:33
-
EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut
20 Shkurt 2020, 15:23
-
Vetëm 4 muaj në qeli, Apeli liroi Cukalin për vrasjen e policit...Si i ka shpëtuar drejtësisë për kokainën në Tiranë
11 Shkurt 2020, 12:33