Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon mbi 5 modele për të përcaktuar fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Modeli i parë është ai i renditjes në shtylla horizontale të subjekteve politike apo listave shumëemërore, në krye të së cilës qëndron partia Politike apo koalicioni, dhe hapësira për të votuar partinë dhe poshtë saj, emrat e kandidatëve të secilës forcë politike me numër rendor. Krahas kandidatëve, do të vendoset edhe logoja e partisë së kandidatit.
Edhe modeli i dytë është ngjashëm me të parin, por në këtë rast, kandidatët nuk kanë numër rendor apo logo përbri, por vetëm hapësirën ku mund të shënohet vota.
Modeli i tretë në të cilin po punon KQZ, është ai i fletës së votimit, të ngjashme me atë tradicionale, ku partitë politike apo koalicionet janë të renditura njëra pas tjetrës vertikalisht, logo, emri dhe më pas hapësira për të votuar. Ndësa në fund të fletës, numrat qëkorrespondojnë me numrin e kandidatit të preferuar në listën e subjektit.
Modeli i katërt është i ngjashëm me atë të tretë, por numrat për kandidatët e preferuar, është i renditur anash emrave të subjekteve partiake.
Modeli i 5 është ajo fletë votimi ku poshtë subjektit politik apo partisë që udhëheq listën shumë emërore, janë të renditur numrat për të zgjedhur kandidatin e preferuar.
Në rastin kur kandidatët nuk janë të përfshirë me emra në fletën e votimit, por vetëm me numra, votuesi njihet paraprakisht në listat jashtë qendrave të votimit me numrin që i korresondon kandidatit të preferuar.
Ndërkohë KQZ ka nënshkruar kontratën edhe me kompaninë “Smartmatic”, e cila do të bëjë të mundur identifikimin elektronik në të gjithë vendin për zgjedhjet e 25 prillit.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48