TIRANË- Një fëmijë vetëm 3-vjeç është dhunuar nga edukatorja e tij në një kopsht privat ‘Gledis’, në Astir. Edukatorja Rudina Gërdani është shpallur në kërkim, ndërsa në media kanë nisur të qarkullojnë foto nga momenti kur edukatorja ushtron dhunë fizike ndaj 3-vjeçarit.
Familjarët kanë bërë kallëzim në polici, pasi kanë parë në trupin e djalit të tyre shenjat e dhunës. Episodin e dhunës i ati e ka ndarë edhe me pronarin e kopshtit dhe më pas përmes kamerave të sigurisë është konfirmuar se edukatorja ka ushtruar dhunë. 3-vjeçari, sipas familjes, kishte të paktën 3 muaj që shkonte rregullisht në këtë kopsht.
Edukatorja është shpallur në kërkim, ndërsa pronari e ka pushuar nga puna. Por babai i 3-vjeçarit, në një intervistë televizive ka pretenduar se të afërm të edukatores i kanë ushtruar presion që mos të bëjë kallëzimin në polici.
“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonuar, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.
Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”,-tha Lorenc.Rr, babai i 3-vjeçarit.
I ati ka treguar se shenjat e dhunës ia kanë konstatuar të birit teksa po i bënin dush. Edukatorja që tashmë është shpallur në kërkim, nuk është gjetur në banesë.
Mos e fal o Lorenc se ke te drejte 1000% por mos u hiq si trim me shalet e motres tende Lisandres. Lere drejtesine te bej punen dhe kerko llogari per cdo hap hetimor por duke dhene intervista ne media tregon se i ke mbushur. Me mire per ty te jetoje ne Luftinne te tepelenes ku ke lindur. C'ju duhet metropoli juve.
Përgjigju