Edhe motra e Rita Ora, Elena, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi këtë verë.
Ajo ka ndarë disa foto në mediat sociale ku tregon se ndodhet në vendin tonë. Elena, e cila është edhe menaxhere e Ritës, ka shijuar edhe jetën e natës në Shqipëri pasi mori pjesë edhe në një koncert të Dafina Zeqiri.
Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare fillimisht ata ishin për pushime në Ulqin, e më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtinë.
Urojmë që shumë shpejt edhe Rita të na vizitojë.
Komento