Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor në veri të Mitrovicës, konkretisht përballë shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve.
Falë informacioneve nga qytetarët, policia ka arritur të gjejë pajisje që mund të rrezikonin jetën e njerëzve e po ashtu mund të përdoreshin edhe kundra personelit policor, për t’i penguar në realizimin e detyrave ligjore.
Aty janë gjetur dhe konfiskuar, si tela gjëmborë të improvizuar (iriqa), granata, municione dhe uniforma ushtarake.
“Vlen të theksohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë, në shtator të këtij viti”, thuhet në deklaratën e policisë.
Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të ndalimit të ndonjë sulmi ndaj policisë dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.