FOTO/Nano i vëmendshëm
dëgjon "leksionin" e Edi Ramës
"Rikthehet" Nano, bashkë me Ramën
Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, është parë një natë më parë përkrah deputetit, njëherazi ish-vartësit të tij, Taulant Balla, gjatë inaugurimit të një biznesi privat në Tiranë, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama.
Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, është parë një natë më parë përkrah deputetit, njëherazi ish-vartësit të tij, Taulant Balla, gjatë inaugurimit të një biznesi privat në Tiranë, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama.
Nano ka qëndruar përkrah Ballës gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit. Ky afrimitet mes tyre s'ishte parë prej vitesh, madje që prej largimit të Nanos nga PS, në vitin 2009-ë, ishte aluduar edhe për një ftohje të raporteve miqësore mes tyre.
Përballë Nanos ndodhej kryeministri Edi Rama, i cili mbajti dhe një fjalim përpara të pranishmëve, ku inkurajoi investimet private në Shqipëri. Siç duket edhe nga fotet e siguruara nga Shqiptarja.com, Nano duket plotësisht i vëmendshëm gjatë fjalimit të Ramës, teksa dëgjon me vëmendje leksionin e kryeministrit. Disa prej fotove me Nanon në fokus janë postuar në Facebook edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Kjo është hera e parë që Fatos Nano shfaqet në një aktivitet me kryeministrin Edi Rama.
Marrëdhëniet mes tyre kanë ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, pas thyerjes së madhe në vitin 2005-ë, kur Rama u zgjodh në krye të PS pasi nisi një fushatë të ashpër kundër liderit historik të socialistëve. Hapin e parë në politikë, Rama e ka bërë pikërisht gjatë qeverisë "Nano", kur në vitin 1999 u emërua Ministër i Kulturës. Dy vite më pas, Nano e kandidoi Ramën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë të cilën ai e fiton me lehtësi përballë demokratit Besnik Mustafaj.
Sot, raportet janë përmbysur. Dje ishte Rama ai që mësonte nga Nano, ndërsa sot është Nano ai i merr leksione nga kryeministri.
Ndërsa humbja e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2005-ë dhe përçarja e brendshme e PS-së, nisur dhe nga fraksionet që lindën në të (siç është themelimi i LSI-së) bëri që Rama të mos pajtohej me këtë frymë dhe nisi fushatën për marrjen e PS-së. Garë të cilën ai e fitoi në vjeshtë të 2005-ës, kur PS kishte kaluar në opozitë.
(Edi Rama dhe Fatos Nano gjatë inaugurimit të një biznesi privat)Redaksia Online
l.q/Shqiptrja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02