Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjet një formular, në të cilin fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvëndësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.
Por, sipas bashkisë, ky lajm është i pavërtetë. Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.
“Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”-njofton Bashkia Tiranë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në cerdhet dhe kopshtet publike nuk ka asnjë pyetësor të tillë. Report Tv u interesua dhe pranë Ministrisë së Arsimit që ka në varësi kopshtet dhe cerdhet private, por vetëm me një fjali dhe asgjë në thelb, ministria përgjigjet se cështja po ndiqet për tu verifikuar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky formular që ngriti një shqetësim në opinin publik është shpërndarë dhe në një kopësht shtetëror në zonën e Xhamllikut. Ka qenë një shoqatë e cila ka dorëzuar këto formularë për tu plotësuar nga prindërit.
Lajmi kryesor: