Foto/ Nënsekretarja amerikane pas
 samitit për terrorizmin...alpinizëm!

Foto/ Nënsekretarja amerikane pas<br /> samitit për terrorizmin...alpinizëm!
Sarah Sewall  nënsekretarja e Departamentit te Shtetit amerikan për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut ndërkohë që ndodhet në Tiranë për punë nuk ka lënë pa provuar dhe eksperiencën e alpinizmit  në malin e Dajtit.
 
Ajo është ngjitur sot në majën e Tujanit 1534 m në malin e Dajtit së bashku me dashamirësin e sporteve ekstreme shqiptarin Fation Plakun i cili e lajmëroi këtë nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetin social facebook.
 
Nënsekretarja ndodhet në Tiranë për konferencën dy - ditore mbi nismën e qeverisë amerikane për të luftuar rekrutimin e qyetareve evropiane nga grupet e dhunshme islamike për të luftuar në Irak dhe Siri .

 nensekretarja amerikane
 
(Fation Plaku  ka shkruar në Facebook)

(Nen Sekretarja e Departamentit te Shtetit per Sigurine Civile, Demokracine dhe te Drejtat e Njeriut Dr. Sarah Sewall ngjiti sot Malin e Dajtit , Majen e Tujanit 1534m. 06 20)

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve