Foto nga kamerat e sigurisë, ky është furgoni që mori trupin e pajetë të Jan Prengës nga kompleksi 'Golden' në Shijak

Foto nga kamerat e sigurisë, ky është furgoni që mori trupin e pajetë të Jan Prengës nga kompleksi 'Golden' në Shijak

Furgoni që mori trupin e pajetë të Jan Prengës nga kompleksi 'Golden' i Hajrajve në Shijak

TIRANE-Shqiptarja.com siguron foto ekskluzive nga kamerat e sigurisë së furgonit që mori trupin e pajetë të Jan Prengës në kompleksin 'Golden' në Shijak duke e zhdukur, pasi deri tani ende nuk është gjetur. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbardhur dinamika e lëvizjes së autorëve dhe rolet e tyre. Pikërisht kjo është një nga provat kryesore, që prokuroria e ka në dorë, të cilën organi i akuzës e vendosi para gjykatës përmes fotove për të vërtetuar lidhjen e të arrestuarve dhe personave në kërkim si të përfshirë në këtë rrëmbim me pasojë vrasjen e Prengës. Por çfarë ndodhi me furgonin pasi doli nga kompleksi?

Këtë e zbuloi Festim Bixhdili, që është njëri nga pesë personat e arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Ai gjatë marrjes në pyetje rrëfeu lëvizjet me furgonin e bardhë dhe detajin që implikon drejtpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri (që është në kërkim) dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të pengut. Ai tregoi se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë, ai që duket në foton e siguruar nga Shqiptarja.com ekskluzivisht. Bixhdili tregoi më pas se u largua me furgonin e bardhë dhe disa kilometra nga resorti dhe trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra, të dy persona të shpallur në kërkim. Më pas, ai ka treguar se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin e bardhë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe që është prova kryesore që implikon Hajrajt dhe Doçët. Trupi i i 49-vjeçarit Jan Prenga ende nuk është gjetur nga policia. 

Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, rezulton të ketë ardhur në Shqipëri në muajin dhjetor 2019. 18 ditë pasi Altin Hajri ishte kthyer në Shqipëri, ai vihet në veprim me familjen Doçi në Shkodër për të rrëmbyer dhe mbajtur peng, Jan Prengën, pasi vëllezërit e tij mbanin peng në Angli një sasi prej 283 kg lëndë narkotike kokainë. Nga hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, janë shpallur në kërkim 10 persona, që dyshohet të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Deri në këto momente për ketë ngjarje në kërkim janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçi, Ardian dhe Artan Doçi, Altin Hajri, M. Bajri,Gentian ose Nik Bleta dhe disa personave të tjerë, ndërkohë që kompleksi 'Golden' i Hajrajve dhe pasuritë e Doçëve në Malësi janë sekuestruar.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zari: 11/02/2020 23:18

    FUTINI dinamitin kompleksit….

    Përgjigju
  • Florian: 11/02/2020 23:02

    Me keta politikan qe kemi ne (te gjithe palet)normal qe behen penges per popullin shqiptar dhe me thuaj nje shqiptar te vetem qe ka mbaruar nje pune me drejtesi pa rryshfet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask